Berisha: Do të heqim taksat për Shtëpitë Botuese, për shtypshkronjat do t'i ulim

Saturday, 19 November 2022 14:34

"Kjo politikë anti-libër në të vërtetë është politikë e mirëfilltë antishqiptare, - theksoi Berisha. -  Vetëm tarifat dhe taksat doganore që ky vendos e bën librin pothuajse të ndryrë në territorin e Shqipërisë, në një kohë kur ne jemi një komb ku ¾ i kemi në dhera të tjera.

Dua të garantoj të gjithë autorët, krijuesit se një politikë tjetër krejtësisht e ndryshme nga kjo do të instalohet, se bibliotekat që Borges i quan pothuajse parajsa, do të njohin mbështetje të fuqishme për të blerë dhe pasuruar me librat e autorëve tanë dhe ndërkombëtarë, se nuk do të ketë taksë edhe për shtypshkronjën edhe për shtëpinë botuese. Përkundrazi ajo e shtëpive botuese do të hiqet dhe ajo e shtypshkronjave do të jetë në nivelet më të pranueshme.

Do të bëhet gjithçka për një hapësirë shqiptare, libri. Libri në raportin fiskal nuk do të ketë kufi. Do të ketë një mendësi krejtësisht tjetër. Kolonat e mendimit shqiptar do të jenë kollonat e bibliotekave tona në mbarë ShqipërinëFtoj të rinjtë  të lexojnë sa më shumë libra. U rikujtoj këtu një shprehje të Xhorxh Martin, i cili thotë se, njeriu me librat që lexon jeton me mijëra jetë. Pra pasurohet në mënyrë të jashtëzakonshme. Unë e kuptoj pasionin e tyre për dixhitalet, por asgjë nuk mund të zëvendësojë magjinë e librit.

Uroj që edhe ky festival, dhe më bëhet shumë qejfi e gëzohem që e shikoj me të rinj, adoleshentë dhe fëmijë. Uroj që ky pasion të ju bëhet pasion i jetës së tyre, pasi në tërë jetën nuk do të gjejnë një mik më të mirë se libri."

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...