Spahia: Situata më keq se në vitin 2010, kërkojmë domosdoshmërisht prezencën e shtetit

Hënë, 21 November 2022 09:25

 

Në një intervistë për RTV Ora, kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia u shpreh se situata në Shkodër është shumë më e keqe se ajo e vitit 2010-2011

Ai tha se shkarkimet kanë sjellë edhe prurje të jashtëzakonshme që sollën edhe shkatërrimin e urës së vjetër të Bahçallëkut.

 

Spahia: Situata është shumë më e keqe se ajo e vitit 2010-2011 sepse shpejtësia me të cilin po rritet uji nuk ka të krahasuar. Shpresoj që të mos kemi më reshje dhe shkarkime sepse do të përkeqësohet situata. Ai shkarkim ka sjellë ato prurje të jashtëzakonshme që sollën edhe shkatërrimin e urës së vjetër të Bahçallëkut. Shkodra momentalisht është e izoluar sepse është bllokuar aksi që kalon mbi urën e vjetër, për shkak se paraqet rrezikshmëri të lartë. Mjetet janë ndaluar dhe kam lajmëruar edhe për ndalimin e kalimtarëve.

 

Ne kemi vënë menjëherë në lëvizje edhe mekanizmat tona dhe kemi ngritur grupet e emergjencës. Kemi hapur ehde dyert akomoduese për qytetarët ku kemi 350 vende për përballimin e një fluksi për persona dhe familje të evokuara. Nuk duam që të humbasim një moment në emergjenca të tilla që mund të rrezikojnë edhe jetën e njerëzve. Kemi domosdoshmëri për prezencën e shtetit. Duam mjete të duhura dhe gomone e varka, si dhe stafet e specializuara.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...