Skandali i KESH/ Ja kush po e shet energjinë me çmime marramendëse

Hënë, 21 November 2022 11:44

 

Në kohën kur qeveria shqiptare flet për luftë dhe për krizë që nuk e ka njohur historia, Shqipëria po përjeton një situatë paradoksale.

Korporata Elektroenergjetike Shqiptare po vazhdon që të blejë energji, ndërkohë që vendi po përmbytet. KESH po shkarkon miliona metër kub ujë nga portat, teksa blen energji me çmime marramendëse.

 

Vetëm për periudhën nga 14 deri në 20 nëntor, u blenë plot 42 mijë megavat në orë, me një çmim prej 228 eurosh për megavat. Por ndërkohë që janë shpenzuar të paktën 9.7 milionë euro për blerje, shkarkimet vazhdojnë.

Ndërkohë, në muajin tetor, KESH importoi 74 mijë megavat në orë, me një çmim të çmendur prej 455 eurosh për megavat, ose rreth 261 euro më shumë se çmimi i tregut.

Kulmi arrin me procedurën e fundit, që njihet edhe si procedura e optimizimit, ku energjia blihet me 216 dhe 213 euro për megavat dhe shitet me... 204 dhe 202 euro për megavat.

Burimet e SYRI TV thonë se këto tendera po menaxhohen nga Ener Trade, një kompani që ka bërë abuzime të shumta me tenderat e KESH.

Aksionerë të kësaj kompanie janë Artur Micka dhe Marin Gjonaj, dy njerëz të rilindjes. Micka është anëtar i FRESSH dhe drejtor drejtorie në qeveri.

Kurse Marin Gjinaj është i akuzuar nga Policia e Durrësit dhe i shpallur në kërkim për shkelje me prodhimin e Bitcoin në vend. Kjo dosje e tij u mbyll në mënyrë të dyshimtë.

Modifikuar më Hënë, 21 November 2022 15:34
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...