‘Vjedhja e Portit të Durrësit’/ Shehaj: Me firmë të Ramës, vlera e kompanisë, nga 80 euro shkon në 1 mld euro

Hënë, 21 November 2022 12:21

 

Deputeti i PD, Agron Shehaj ka publikuar ekstraktin historik të regjistrit tregtar të kompanisë Eagle Hills Real Estate Development shpk, e cila do të ndërtojë Portin e Durrësit dhe ka një kapital prej vetëm 10000 lekë.

Në postimin e tij në Facebook, Shehaj thekson se ‘sot Eagle Hills vlen rreth 80 euro, por pasi Parlamenti t’i japi FALAS tokën dhe lejen për të ndërtuar rreth 13.000 apartamente në një nga zonat më të lakmuara të bregdetit shqiptar, vlera e kësaj kompanie do kalojë nga 80 euro në rreth 1 miliardë euro’.


Sipas Shehajt, firma e Edi Ramës për faljen e taksave, dhënien e 820 mijë metrave tokë falas dhe leja e ndërtimit, ia rrit vlerën kompanisë nga hiçi në 1 miliardë euro.

Postimi i plotë:

Vjedhja e Portit të Durrësit nëpërmjet një kompanie të sapo krijuar, pa fonde dhe pa historik është afera korruptive më e madhe e këtij 30 vjeçari.

Rama mashtroi shqiptarët kur tha se në Durrës do investonte kompania gjigande shtetërore Emaar.

Eagle Hills Real Estate Development shpk është e krijuar nga pronarë offshore para 1 viti. Sot Eagle Hills vlen rreth 80 euro, por pasi Parlamenti t’i japi FALAS tokën dhe lejen për të ndërtuar rreth 13.000 apartamente në një nga zonat më të lakmuara të bregdetit shqiptar, vlera e kësaj kompanie do kalojë nga 80 euro në rreth 1 miliardë euro.

Ky është thelbi i gjithë kësaj afere. Është firma e Edi Ramës për faljen e taksave, dhënien e 820 mijë metrave tokë falas dhe leja e ndërtimit, që ja rrit vlerën kompanisë nga hiçi në 1 miliardë euro.

Një kompani, e cila deri para disa muajsh ishte me pronarë të panjohur në ishujt Cayman, ndërsa sot sipas qeverisë është në pronësi të një njeriu të vetëm, kapitalizohet me 1 miliardë euro vetëm falë vendimeve të Edi Ramës.

Ky është korrupsioni shtetëror në megaaferën e Durrësit i gatuar përmes negociatave sekrete dhe vizitave të qeveritarëve shqiptarë në Dubai. Sepse në të vërtetë, pas kompanisë që po merr Portin e Durrësit qëndrojnë vetë qeveritarët shqiptarë, të fshehur nëpër guackat offshore. Prandaj po hedhin firmat që t’u grabisin shqiptarëve të paktën 1 miliardë euro nga pasuria e tyre publike.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...