Manjani për konfiskimin e 15 kullave: Po t'i marrë shteti ndërtimet pa leje, bëhen të ligjshme?

Tuesday, 22 November 2022 08:30

 

Kryeministri Edi Rama firmosi ditën e sotme konfiskimin e 15 kullave të ndërtuara pa leje, të cilat nga tani e në vazhdim, i kalojnë në menaxhim shtetit.

Një lajmë që hapi shumë debat pasi pasoi pyetjen e njëjtë: Si ka mundësi që këto kulla u lejuan kur ishin në gropë apo kantier ndërtimi dhe tani jo më?


Pikërisht për këto enigma ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ngre disa pikëpyetje.

Nëpërmjet ironisë Manjani heq një paralele mes konfiskimit të pallateve dhe konfiskimit të drogërave, ku sipas kësaj logjike që Rama deklaroi sot, rrjedhimisht edhe kokaina dhe Canabis sativa e sekuestruar, duhet t’i jepet shteti për përdorim personal dhe administrativ.

“Duke i marrë shteti ndërtimet pa leje, bëhen të ligjshme?! Pse kur ndryshon pronari i ndërtimit rregullohet paligjshmëria?! Pse droga që konfiskohet nga shteti e përdor shteti për punët e veta?! Uau!!!”, shkruan Manjani.

Postimi i plotë

Jo kushtetuese, por edhe pa logjikë…

**E lemë mënjanë, për hir të argumentit, faktin që qeveria i jep vetes atribute gjyqësore dhe sekuestron pasuri private. Një qeveri e tillë quhet komuniste dhe s’ka asnjë lidhje me rendin demokratik.

Por të fokusohemi pak tek qëllimi i ndërtimit pa leje. Ideja është që ndërtimi ndërhyn në domenin publik, pra në urbanizimin e qytetit apo qendrës së banuar.

Plani urban i qytetit është pronë publike. Mbi këtë plan njerëzit zhvillojnë pronën e tyre private dhe krijojnë pritshmëri afatgjata.

Fjala vjen ti blen një apartament bazuar në parashikimet e planit urban, ku s’lejohet ndërtim tjetër përballë. Nëse kjo ndodh, atëherë kemi dëmtim të pronës private duke ndërhyrë brutalisht mbi planin urban që është pronë publike.

Me këtë logjikë shteti i ndalon ndërtimet jashtë planeve urbane, ndaj nuk mund të lëshojë leje ndërtimi që bien ndesh me këtë plan.

Kur ndërtimi bëhet në dhunim të planit ose pa lejen e shtetit, ky i fundit ka detyrë të shembë ndërtimin dhe të zbatojë planin urban.

Shteti para së gjithash mbron publiken, të përbashkëtën.

Edi Rama krenohet se po i jep shtetit prona të ndërtuara pa leje dhe kundër planit!!!!

Uau!

Po mirë, ja ku dalin disa pyetje:

Duke i marrë shteti ndërtimet pa leje, bëhen të ligjshme?! Pse kur ndryshon pronari i ndërtimit rregullohet paligjshmëria?! Pse droga që konfiskohet nga shteti e përdor shteti për punët e veta?! Uau!!!

Po planin urban si e zbaton në këtë rast?! D.m.th. atyre që ndërtimi pa leje u zë dritën, pamjen apo edhe nëse thjesht shëmton pamjen, si u përgjigjet qeveria?!

Cili është qëllimi i shtetit, të garantojë urbanizimin sipas rregullave apo të bëhet pronar banesash që dhunojnë planin dhe ndërtesat e tjera private të ndërtuara sipas rregullave?!

Po zbatimin e ligjit njësoj për të gjithë?! Apo ç’e deshe?

E përsëris, ky arsyetim vlen si plotësues ndaj faktit që qeveria nuk mund të konfiskojë prona!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...