Protesta e 6 dhjetorit, Meta në selinë e PD-së, takim me Berishën

E mërkurë, 23 November 2022 10:54

 

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka shkuar në selinë e PD mëngjesin e sotëm. Raportohet se Meta është takuar me kryedemokratin Sali Berisha.

Takimi vjen pak ditë para protestës së paralajmëruar të 6 dhjetorit, ndërkohë që në fokus të diskutimeve pritet të jenë dhe primaret, aksioni opozitar dhe zgjedhjet e 14 majit.


Më 6 dhjetor në Shqipëri do të zhvillohet samiti i liderëve të BE-së me Ballkanin Perëndimor.

Kujtojmë se me datë 27 të muajit tetor, pas një takimi që zhvilluan kokë më kokë, Sali Berisha dhe Ilir Meta nënshkruan marrëveshjen që i hap rrugë bashkëpunimit të dy partive aleate në zgjedhjet lokale të 14 majit.

Partia Demokratike dhe ajo e Lirisë do të dalin në betejën e rradhës elektorale me kandidatë të përbashkët që do të përzgjidhen nga primaret dhe se Këshillat Bashkiake do të drejtohen nga përfaqësues të propozuar nga Partia e Lirisë, në rastet kur këshilltarët e saj përbëjnë shumicën.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...