Betejë e fortë sot në Kuvend, Berisha: Çështja madhore e Portit, të mbrojmë interesat e qytetarëve!

E Enjte, 24 November 2022 08:50

 

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka paralajmëruar se sot në Kuvend, në seancën që fillon në orën 10, debati parlamentar do të jetë më i ashpër se asnjëherë lidhur me aferën e Portit të Durrësit. Por çështja më kryesore me të cilën do të duhet të përballet opozita, në veçanti deputetë e Grupit të rithemelimit në PD do të jetë e drejta e fjalës.

Në seancën e fundit parlamentare, N/Kryetarja e Kuvendit ia hoqi të drejtën e fjalën kreut demokrat Sali Berisha duke provokuar kaosin, por Berisha e mbajti fjalën e tij duke e transmetuar drejtpërsëdrejti në Fb dhe duke i dhënë një paralajmërim të fortë Kryeministrit Rama se nëse do të vazhdojë të heshtë opozitën, në parlament do të vijë të flasë vetë populli opozitar.



Lidhur me aferën e Portit të Durrësit, Berisha dje gjatë një konferencë shtypi bëri të ditur paraprakisht:

“Prandaj ne, të gjitha këto çështje madhore për Portin, duhet t’ia bëjmë të qartë shqiptarëve. E ka vënë çështje të parë në rend dite, ne do qëndrojmë me forcën më të madhe të fjalës. Do përpiqen të na bllokojnë. Se ai ka urrejtje patologjike për fjalën, për parlamentin, për opozitën sigurisht. Ndaj edhe parashikohet një betejë parlamentare shumë e fortë, shumë e fuqishme. Duhet, zotërinj deputetë, të mbrojmë me vendosmërinë më të madhe, interesat e qytetarëve shqiptarë, interesat e publikut te porti i Durrësit.

Ne do ngremë komision hetimor parlamentar. Do përfshijmë edhe portin e Vlorës dhe Sarandës. Ky po i heq Shqipërisë, ato që i ka pasur në shekuj. Përveç kësaj, është shkelja më flagrante e MSA. Janë tre nene që kërcënojnë Shqipërinë me bllokimin e negociatave. Ndaj dhe nesër e kemi një ditë shumë të rëndësishme në parlament. Duhet të përgatitemi me të gjitha mundësitë tona që të mbrojmë interesin publik,” tha Berisha.

Në vijim, lista e amendamenteve të përgatitura nga PD:

Skema e te perndjekurve politike (20% te privatizimeve) (Bujar Leskaj).
Trefishimi i fondeve per ish te perndjekurit, nga 1 miliarde leke ne 3 miliarde leke (Bujar Leskaj & Helidon Bushati).
Rritja ne 5% te PBB-se te buxhetit te arsimit (Luciano Boci).
Rritja me 1% te PBB-se te buxhetit te shendetesise. (Lindita Metaliaj)
Anullimi i pagesave buxhetore per tre PPP-te ne shendetesi (Albana Vokshi).
Demshperblimi i covid 19 (Mond Spaho).
Rritja me 30% te pagave te pedagogeve (Ina Zhupa).
Trefishimi i fondeve per kerkimin shkencor, nga 300 milione ne 1 miliarde leke (Ina Zhupa).
Rritja me 20% te pagave ne shendetesi (Orjola Pampuri).
Dyfishimi i fondit te ndihmes ekonomike (Orjola pampuri).
Rritja e numrit te mesuesve ndihmes, rreth 1 mije mesuar ndihmes (Eralda Bano).
Dhjete-fishimi i fondit per rritjen e pensioneve, nga 1.2 miliarde leke ne 12 miliarde leke (Arber Agalliu, Dhurata Cupi).
Rritja e transfertes se pakushtezuar per bashkite, nga 1% ne 1.5% te GDP-se (Dhurata Cupi).
Limiti i arkes (Emilia Koliqi).
Heqja e akcizes se gazit te lengshem (Helidon Bushati & Lefter Geshtenja).
Ulja e TVSH-se per ushqimet baze te shportes (i njejte me propozimin me projektligjin e dorezuar 1 vit me pare) (Jorida Tabaku).
Ulja ne 6% te TVSH-se per energjine elektrike (Jorida Tabaku).
Barazimi i TVSH (hyrje-dalje) te produkteve bujqesore (Bledion Nallati).
Heqja e TVSH per inputet bujqesore (nga 10% ne 0%) (Bledion Nallbati).
Votimi elektronik Durres Elbasan (Oerd Bylykbashi).
Demet e permbytjeve Shkoder Lezhe (Greta Bardeli).
Heqja e indeksimit te akcizave (Jorida Tabaku)
Rritja e gjithe pagave me 25% (Sali Berisha)

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...