Afera e Portit të Durrësit, Meta për Ramën: I doli për 3 orë gënjeshtra për investitorin në Kroaci

Premte, 25 November 2022 08:19

 

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta gjatë një takimi me qytetarët në Korçë tha se vendi është ndër të parët për korrupsion në nivele botërore ndërsa shtoi se është në vend të dytë për ryshfetin vetëm pas Zambias.

Meta gjithashtu foli për projektin e portit të Durrësit, ndërsa tha se nuk mund të bëhet një projekt i tillë pa garë e pa transparencë, ndërsa shtoi se postimi i kryeminsitrit Rama në lidhje me investitorin Alabbar në Kroaci, gjë e cila rezultoi të ishte e pavërtetë, nuk ishte një gabim nga nxitimi, por një tentativë për të mashtruar.


“Të parët jemi për korrupsion jo në rajon e kontinent, por në nivele botërore, këtë e thotë rezoluta e parlamentit evropian, jemi vendi i dytë në botë për ryshfet, pas Zambias. Kjo është filozofia e Rilindjes, e mjeljes së pasurive të Shqipërisë, ndaj Partia e Lirisë beson se zgjidhja do vijë vetëm nga populli, por zgjidhja nuk është thjesht një rotacion, rotacioni ka kaluar. Këtu bëhet fjala për të ndryshuar një system që ka dalë nga shinat dhe këtë e garanton referendumi dhe një nga bazat tona do jetë granatimi i të drejtës së referendumit në mënyrë që populli i Shqipërisë.

A nuk janë këta që nxjerrin nënë Lizën nga shtëpia, që nxjerrin me gaz njerëzit nga shtëpitë dhe i lënë në rrugë, pse kjo urrejtje për shqiptarët, pse ky pasion për t’i shuar shtëpitë e tyre për të bërë kulla oligrakësh. Po aeroportin e Vlorës që i bëri zotëria inagurimin e keni mësuar ju që e kishte pa leje, e ka bërë lejen para 10 ditësh.

Nuk na mjaftojnë qindra milionë që do i paguajmë Bechettit për qejfet e këtij , po do i paguajmë edhe të tjerëve me kompanitë e huaja që u kanë bërë letër deptuetëve kompanitë që kanë kontratat të ligjshme në portin e Durrësit, si mund të bëhet një port pa asnjë garë, transparencë. E dëgjuat çfarë tha, ja se sa të lumtur janë kroatët dhe nxjerr një shkrim të vitit 2019 nga BIRN, pas 3 orësh i doli gënjeshtra se si Kroacia i kishte hedhur poshtë projektin.

A më falni tha se u nxitova, jo nuk u nxitove ti hileqar, po e hëngrën këta shumë mirë, po më kapën do them më fal. Pse duhet të vijnë student të huaj në vend, ku do i çojmë studentët tanë ne? Pse të tepërt janë ata? Se thamë në Serbi ikën 1, këtu ikin 10-12 për 1000 banorë, dhe në Serbia ta punojnë më me përgjegjshmëri, në pandemi i çonte çdo familjeje çekun në shtëpi. Në Maqedoni shikoni qendrat e investimeve të huaja, ne në Durrës aty nuk kemi asnjë zonë të lirë për investitorët e huaj seriozë.”-tha Meta.

Modifikuar më Premte, 25 November 2022 10:51
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...