BE pro protestës së 6 dhjetorit/ Berisha: Përshëndes deklaratën e tyre

Premte, 25 November 2022 12:56

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, komentoi në konferencën e përjavshme, qëndrimin e Komisionit Europian pro protestës së 6 dhjetorit.

“Siç keni ndjerë dhe konstatuar, protesta e 6 dhjetorit ka ngjallur një interes të jashtëzakonshëm në Shqipëri, emigracion, diasporë dhe kudo.

 

Por, para se të adresoj thirrjen time, kam një falënderim të përzemërt për Komisionin Europian, përfaqësinë e tij, me deklaratën e djeshme, u dëshmuan shqiptarëve se ata vijnë këtu për mbështetjen e popullit shqiptar, vijnë këtu për mbështetjen e demokracisë në Shqipëri dhe natyrisht vijnë këtu, kanë përzgjedhur Tiranën edhe për qëllimet e tyre gjeostrategjike.

Thirrja dhe kërkesa që liritë e të drejtat e qytetarëve të respektohen, ishte përgjigjja më e shkëlqyer që morën Edi Rama dhe tellallët e tij, të cilët në reagimin e tyre të tmerruar nga protesta, të krijonin përshtypjen se në këtë vend, se në Tiranë nuk po mblidhen kryeministra dhe presidentë të vendeve të lira, të zgjedhur me votën e lirë, por po mblidheshin diktatorët e të gjithë botës.

Kjo mori përgjigjen përfundimtare me deklaratën e tyre,” tha Berisha.

"Sikundër, garantoj dhe siguroj se PD vendosmërisht, përcaktohet për një tubim, i cili ka synim më madhor paraqitjen më dinjitoze dhe civile dhe ka në konsideratë të plotë garancinë e sigurisë së miqve që vijnë, respektin e hekurt dhe rigoroz të rregullave të mirëpritjes shqiptare," theksoi Berisha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...