Berisha: Kandidatët e Alibeajt janë emrat e Ramës! Ka gjëra edhe më përvëluese për Bashën

Premte, 25 November 2022 14:13

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha iu është përgjigjur akuzave të ish-kreut të PD, Lulzim Bashës i cili në deklaroi se ish-kryeministri dhe “oligarkët e oborrit të tij janë të zhytur kokë e këmbë në aferën e Portit të Durrësit”.

Berisha i kërkoi Bashës të flasë me emra, duke paralajmëruar se “s’po them gjëra të tjera që janë më përvëluese se këto”. Ndërsa akuzoi Ramën se ka kryer “një akt makbethian, absolutisht më të rëndë, duke përfshirë kreun e opozitës në aferën e projektit të Durrësit”.


"Nëse ka një akt makbethian të Ramës, absolutisht më të rëndë, është përfshirja e kreut të opozitës në aferën e projektit të Durrësit. Di një vend tjetër ku kreu i opozitës ishte marrë peng me dokumente dhe ngeli 20 vite në krye të opozitës? Populli priste t’i çonte në fitore. Ai gjeti një qenie të dobët, por kryeministri s’mund ta bëjë dot kurrë atë.

Vendi duhet të ketë opozitë, ti e lufton opozitën por jo në këtë mënyrë. Shfrytëzon një njeri të dobët dhe e fut në aferë. Këtë e them me përgjegjësi të plotë. Atë e quaj mega-krimin më të madhe ekonomik, Portin e Durrësit. S’ka qëllim tjetër nga Sali Berisha, sa i përket ndonjë njeriu afër meje, Basha le të flasë me emra. S’po them gjëra të tjera që janë më përvëluese se këto, po them kaq," tha Berisha.

Kryetari demokrat, tha se kandidatët e Enkelejd Alibeajt në zgjedhje janë emrat e Edi Ramës.

"Nuk ka asnjë diskutim që PD del me një kandidat. Çdo kandidat tjetër që del, del në emër të Ramës për të dëmtuar PD-në. Kjo u takon shqiptarëve të thonë fjalën e tyre. PD del me një kandidat të zgjedhur me primare".

"E di ti sa tendera ka fituar Agron Kapllanaj? Ka fituar me dhjetra tendera, përfshi pallatet ku u krijua keqtrajtimi më i shëmtuar ndaj qytetarëve te '5 Maji'. Nuk ka forcë që ta tërheqë PD-në nga tenderat. PD është opozitë e vërtetë dhe jo grup i tendermenëve. Kapllanaj ka një listë shumë të gjatë tenderash nga pushteti qëndror dhe vendor. Ai është i detyruar. Atë e telekomandojnë. Atij i japin para. “Një kandidat një pallat” është në masën 80-90% e vërtetë. Këta janë të tillë, nuk kanë asgjë të përbashkët me popullin opozitar," tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...