Afera me Bitcoin/ Berisha: Rama do bëhet më i pasur edhe se vetë Alabari

Premte, 25 November 2022 14:15

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha, tha sot se opozita nuk do e lejojë projektin mafioz të Portit të Durrësit.

“Ai që quhet investitor strategjik, thotë se do investojë në këtë projekt 79 milionë. Dhe do marrë kredi po kaq nga banka. 700 milionë euro apo 1 miliard, i përkasin investitorit të klanit Rama. Para droge, para krimi, para të pista. Durrësi shndërrohet në simbolin e një mega-lavatriçeje të tmerrshme.


Këtu para jush kam denoncuar operacionin, vjedhjen e tmerrshme me Bitcoin. Këtu kanë zbarkuar policitë e vendeve evropiane, sepse rrjeti i Call-Centerave të biznesmenit të pushtetit, Amant Josifi, që ka mbulimin e plotë të Olsi Ramës, u ka vjedhur investitorëve, qytetrarëve europianë, 2.2 miliardë euro. Duke i joshur, duke i mashtruar. Blini Bitcoin dhe vendosini në këtë aplikacion se kompania jonë do ua vlerësojë 20 përqind më shumë. Dhe ky Bitcoin kalon në kuletat e hajdutëve shqiptarë. Ose depozitohet në Emirate.

Me këtë mekanizëm, Rama do ia kalojë edhe princit të Emirateve me pasuri.

Alabar është i pasur, Rama do bëhet edhe më i pasur se ai. Po ndërton Dubain e klanit të tij. Po mjeron shqiptarët. Sepse portin e Durrësit, nuk ekziston më as Emaari, askush tjetër, përveç taksapaguesve shqiptarë.

Ne, edhe njëherë, garantojmë se këtë projekt nuk do e lejojmë.

U bëjmë thirrje qytetarëve shqiptarë, mos shpenzoni asnjë lek në këtë zonë krimi gjigant. U bëjmë thirrje kompanive shqiptare, mos u bëni ortakë në këtë vjedhje monstruoze të pronës publike.

Tani zëvendësja dhe bashkëpunëtorja në vjedhje e Ramës deklaron se do jenë 200 hektarë. Belinda Balluku. Çdo njëri që merr përsipër të investojë, do i ketë paratë e humbura dhe do konsiderohet bashkëpunëtor në krim.

Parlamenti ishte arenë solidariteti në këtë krim monstruoz. Por populli shqiptar do thotë fjalën e tij. Parlamenti mbrëmë, gjithçka u bë në errësirë,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...