Servet Duzha prezanton kandidaturën në Primare për Bashkinë e Cërrikut

Premte, 25 November 2022 15:40

 

Servet Duzha ka prezantuar kandidaturën në primaret e PD-së për Bashkinë e Cërrikut.

Gjatë fjalës së tij Duzha theksoi se qyteti është braktisur nga qeveria dhe se qëllimi i tij është që të rikthejë vëmendjen.

 

Duzha: Përshëndetje! Të dashur qytetarë! Të nderuar anëtarë, mbështetës dhe anëtarë të Partisë Demokratike. Të nderuar qytetarë të qytetit të Cërrikut! Unë jam Servet Duzha, lindur, rritur dhe banues në Cërrik. I diplomuar për inxhinieri në universitetin Politeknik të Tiranës. Kam vendosur të marr pjesë në Primaret që Partia Demokratike po zhvillon në degën e Partisë Demokratike në Cërrik në kuadër të zgjedhjeve vendore që do të zhvillohen në 14 maj 2023.

Jetën time ia kam kushtuar familjes dhe qytetit tim. Për asnjë moment nuk jam larguar nga Cërriku, por kam krijuar familjen në qytetin tim, me njerëzit e mi për të cilin kam dhënë kontributin tim si kryetar i bashkisë për përiudhën 2011-2015. Gjatë drejtimit tim si kryetar, kam punuar për qytetin dhe dera e institucionit ka qenë e hapur për të gjithë, pa dallime politike. Mjaftonte një dyer trokitjeje dhe dyert e institucionit ishin të hapura. E kundërta ndodh sot.

Qëllimi im i vetëm është që të rikthej vëmendjen te qyteti im. Qytet i braktisur nga keqqeverisja. Të kthej vëmendjen tek rinia, e cila masivisht po largohet, sepse shpresa iu është vrarë. Të kthej vëmendjen te politika e punësimit, sepse qyteti im është qyteti i të papunëve. Të kthej vëmendjen te politikat sociale, sepse qytetarët në nevojë janë të braktisur. Të kthej mendjen te bujqësia, sektori prioritar i Bashkisë Cërrik, sepse 70% e territorit të saj është bujqësor dhe ndihma për bujkun është ndihmë e drejtpërdrejtë për familjet e tyre.

Ndaj si qytetar, si familjar, si shok dhe si mik i demokratëve dhe i banorëve të Cërrikut, kërkoj mbështetjen tuaj. Me mbështetjen tuaj do sakrifikoj të gjitha energjitë e mia për Cërrikun. Bashkë do ia dalim! Faleminderit!

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...