Rama nuk i shpëton dot përgjegjësisë ligjore”- Berisha: Edhe në Hënë po të shkojë, do merret dhe do sillet para drejtësisë

Premte, 25 November 2022 15:43

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha thotë se Rama nuk mund ti shpëtojë dot përgjegjësisë ligjore si në rastin e aferës së inceneratorëve, por edhe në rastin e projektit të Portit të Durrësit.

 

Në një konferencë me gazetarët, ai u shpreh se edhe në hënë po të shkojë, do merret dhe do sillet para drejtësisë.

 

Berisha sqaroi se për Portin e Durrësit, ne Dubai nuk ka firmosur Emiri, por nje ministër, ndërsa ne Shqipëri firmosi vete Rama.

“Ai e din çfarë e pret për djegësat. E ka firmën tek kontrata. Aty nuk ka gjë në botë që e shpëton, por edhe këtu nuk e shpëton. Kjo është marrëveshje ekonomike. Aty nuk e ka firmosur Emiri. Aty ka firmosur një ministër edhe këtu duhet ta firmoste një ministër, por këtu e ka firmosur vetë Rama. Pavarësisht që e ka ratifikuar, e ka bërë edhe këtë me procedurë të përshpejtuar. Rama nuk mundet kurrsesi të shpëtojë. E ka të sigurt përgjegjësinë ligjore, edhe në hënë po të shkojë do merret dhe do sillet para drejtësisë”, tha Berisha.

I pyetur në lidhje me vendimin e gjykatës për Partinë Demokratike, ai u shpreh se ai vendim është i qartë dhe që e regjistron PD, por po mbahet peng nga Rama.

“Pas 6 marsit ka një vendim gjykate që e mban peng Rama. Ne kemi punë me Edi Ramën, këtë armik dhe ne do përballemi me të. Gjykata e ka dhënë vendimin. Në kundërshtim me çdo rregull, përmes hanxharëve të vettingut dhe nuk lejon regjistrimin. Ne nuk mund të bëhemi naivë. Gjithçka është e përcaktuar nga Rama.

Ai vendim është në fuqi dhe të çon automatikisht në regjistrim. Por këto janë vepra të Ramës. Ka vetëm një rrugë, përballja me këtë armik që kërkon të zhdukë pluralizimi. A do pranojmë ne të shuhemi, jo absolutisht”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...