Tre vite pas tërmetit/ 51 viktimat që kërkojnë drejtësi, asnjë i dënuar

Saturday, 26 November 2022 11:03

 

Sot bëhen tre vite nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.

51 persona humbën jetë si pasojë e këtij tërmeti të fortë. Mes tyre ishin edhe 8 fëmijë.


Dy nga zonat më të goditura ishin Durrësi dhe Thumana. Aty ishte edhe numri më i madh i personave që humbën jetën.

Të gjithë jemi njohur ato ditë me historinë e familjes Lala në Durrës, familjes Cara në Thumanë, familjes Çupi, historinë e Saimir Grekut, i cili mundi të dilte nga rrënojat pasi disa orësh, por për shkak të plagëve të rënda nuk ia doli të mbijetonte. Esiela Karanxha, 8 vjeç në Durrës, humbi jetën nën rrënojat, nën krahët e së ëmës, Dienës.

Edhe pse një tërmet më i vogël në shtator shërbeu si paralajmërim, njerëzit u lanë të jetonin në banesa të dëmtuara derisa erdhi tërmeti vrastar.

Opozita e quajti këtë vrasje shtetërore. Por edhe sot pas 3 vitesh, askush nuk ndodhet në burg për këtë tërmet vrastar.

Tërmeti shkaktoi gjithashtu dëme shumë të mëdha materiale dhe shembjen e qindra banesave, duke lënë të pastrehë shumë banorë në disa zona të qytetit të Durrësit, Fushë-Krujës, Laçit, Lezhës e Tiranës, ndërkohë që ende sot banorët nuk janë sistemuar nëpër banesa.

Modifikuar më Saturday, 26 November 2022 11:05

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...