6 dhjetori, Berisha përshëndet liderët europianë: Garantojmë sigurinë e plotë miqve tanë

Saturday, 26 November 2022 18:49
 
 

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha e konsideroi si antikushtetues dhe të diktuar nga Edi Rama refuzimin e policisë për protestën e 6 dhjetorit. Gjatë një bashkëbisedimi me ndjekësit në rrjetet sociale, Berisha tha se qytetarët do të vërshojnë në shesh me thirrjen, e duam Shqipërinë si gjithë europa. Lideri i opozitës përshendeti liderët europianë që do jenë në samit dhe nga ana tjetër e konsideroi Ramën si dhunues të votës së lirë, vasal të verbër të Vuçiçit dhe avokat të Rusisë së Vogël dhe Putinit.

Lideri i opozitës Sali Berisha e konsideroi të paqenë refuzimin e policisë për protestën e 6 dhjetorit dhe deklaroi se populli opozitar do të vërshojë në shesh. Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët, Berisha tha se policia është vasale e Edi Ramës dhe solli në vëmendje se Kushtetuta nuk njeh kufizime për protestat dhe liritë e qytetarëve e po kështu shtoi se Komisioni Europian, kërkoi që e drejta për protestë të respektohet.

Prandaj ai refuzime është i paqenë. Ai tregon fytyrën e vërtetë të këtij regjimi që është i tmerruar nga populli opozitar që do të mbushë sheshin më datën 6 në orën 12. Në këtë datë do vërshojnë të gjithë ata që ëndrrën evropiane e kanë më të çmuarën për të ardhmen e tyre. Në datën 6 do të vërshojnë të gjithë ata që shohin vlerat evropiane si më të çmuarat.
 
 

Do jetë një protestë që nuk është parë ndonjëherë. Do jetë një protestë ku do buçasë në çdo anë thirrja, E duam Shqipërinë si gjithë Europa. Berisha përshëndeti liderët europianë që do jenë në samit dhe nga ana tjetër e konsideroi Ramën si dhunues të votës së lirë, vasal të verbër të Vuçiçit dhe avokat të Rusisë së Vogël dhe Putinit.

Kemi kaq motive për të qenë në shesh duke garantuar sigurinë e plotë të miqve tanë, të cilët i përshëndesim dhe e konsiderojmë nderim të madh për kombin shqiptar. Por Edi Rama nuk përfaqëson votën e lirë, ai përfaqëson narkoshtetin dhe gjithçka që e shndërroi këtë popull në popullin e gomoneve."-tha Berisha.

Berisha renditi hapat qe do ndjekë opozita kundër aferës së Portit të Durrësit.

"Së pari, ne kemi dërguar në Kushtetuese marrëveshjen. Së dyti do krijojmë një Komision Hetimor. Së treti do qëndrojmë me mosbindje civile dhe të gjitha format. Së fundmi, u bëj thirrje qytetarëve dhe kompanive që të qëndrojnë larg kësaj mega-afere."-tha Berisha.

I pyetur për mbajtjen peng të logos së Partisë Demokratike, Berisha kishte një mesazh të qartë për Edi Ramën. Berisha u ktheu pergjigje qytetarëve edhe për çeshtje të tjera sensitive, që nga ligji për investitorët strategjike, taksa për profesionistët e lirë e deri tek trau në rrugën e kombit

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...