Berisha: Ta shndërrojmë Shqipërinë në shtëpinë e së ardhmes!

Hënë, 28 November 2022 10:57

 

Me rastin e 110-vjetorit të Ditës së Pavarësisë, Kryetari i PD-së, Sali Berisha, iu është drejtuar me një mesazh dhe me një thirrje shqiptarëve, publikuar me video në platformën TikTok. "Shqipëria drejtohet nga një regjim që po përze rininë e kombit", nënvizon Berisha dhe fton që këtë vend "ta shndërrojmë në shtëpinë e së ardhmes".

Nga Sali Berisha


"Të dashur miqtë e mi të Tik Tok-ut. Me këtë mesazh dëshiroj t’ju uroj nga zemra Gëzuar Ditën e Flamurit! Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, të shpreh nderimin tim më të thellë, për Ismail Qemalin dhe për të gjithë ata burra dhe gra që sakrifikuan me jetë, me penë dhe ne të gjitha format bënë të mundur pavarësinë e këtij vendi.

Pavarësia e Shqipërisë është si të thuash festa e të gjitha festave të Shqipëtarëve. Pa pavarësinë e Shqipërisë, ne do të ishim vidhisur në honet apo mjegullnajat e Ballkanit.

Lavdi Zotit, sot ne jemi të lirë! Në Shqipëri, në Kosovë dhe kudo që ndodhemi. Por sot, ne kemi një problem shumë të madh, këtë regjim i cili, me politikat që ndjek, me antireformat që realizon, me plaçkitjen që i bën pasurisë kombëtare dhe fondeve publike, po përze shqiptarët! Po përze rininë e kombit, sa asnjë regjim tjetër në histori.

Ndaj dhe kjo ditë është një thirrje për çdo të ri të këtij vendi, për çdo shqiptar të marrë përgjegjësitë e tij në mënyrë që Shqipërinë, këtë tokë të begatë, këtë vend të bekuar ta shndërrojmë në kopshtin më të bukur të ëndrrave tona në shtëpinë e së ardhmes sonë.

Zoti e bekoftë Shqipërinë!
Zoti ju bekoftë ju! Faleminderit shumë!"

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...