Ndizen protestat në Malin e Zi: Të hyjmë në BE, jo në 'Ballkanin e Hapur', në botën fantazmë serbe

Tuesday, 29 November 2022 08:02

 

Për të tretën herë gjatë këtij muaji, para Parlamentit të Malit të Zi u mbajt protestë me sloganin “Ne ekzistojmë”, ku morën pjesë mijëra qytetarë të cilët kërkuan tërheqjen e amendamenteve të Ligjit për presidentin, zhbllokimin e Gjykatës Kushtetuese si dhe mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare.

Në protestën e mbajtur më 28 nëntor, protestuesit kënduan himnin kombëtar të Malit të Zi, bartën flamuj të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropian dhe mbajtën pankarta me mesazhe sikurse “Për Malin e Zi, për BE-në”, “Nacionalizmi është i shfrenuar dhe aty bie Kushtetuta”, “Nuk do t’i bëjmë gati valixhet” e të ngjashme, shkruan Radio Evropa e Lirë.

 

Organizatorët thanë se Mali i Zi nuk është dhe kurrë nuk do të jetë në shitje. Protestuesit i thanë kryeministrit të Qeverisë në detyrë, Dritan Abazoviq, se hyrja e Malit të Zi në nismën rajonale Ballkani i Hapur, do të ishte e papranueshme dhe se Mali i Zi duhet të hyjë në BE dhe jo në “botën fantazmë serbe”, siç e quajtën ata këtë nismë rajonale.

 

Pas fjalimeve para protestuesve, qytetarët parakaluan nëpër Podgoricë, dhe tubimi u përmbyll pa ndonjë incident.

Në protestë u dëgjuan brohoritje kundër Abazoviqit dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Nermin Abdiq, anëtar i Partisë Demokratike Socialiste të presidentit Millo Gjukanoviq, tha se qytetarët duhet ta ruajnë shtetin.

“Ne duhet të ruajmë harmoninë multietnike. Ne jemi në një numër të tillë sonte sepse ne nuk jemi të ndarë në bazë të fesë, etnisë, gjuhës apo ngjyrës së lëkurës... Ne u mblodhëm për shkak të dashurisë për shtetin. Ne nuk duhet të lejojmë që pacientët të trajtohen pa ilaçe, që fëmijët tanë të shkojnë në shkolla që nuk kanë ngrohje... Ne nuk do t’ua falim... Mali i Zi nuk do të jetë një azilkërkues brenda Malit të Zi. Le të bashkohemi për të shpëtuar shtëpinë tonë të vetme”, tha Abdiq.

 

Kjo është protesta e tretë e organizuar gjatë këtij muaji në Mal të Zi.
Protestat në Mal të Zi po mbahen për shkak të krizën politike, pas rrëzimit të Qeverisë së Abazoviqit në gusht të këtij viti.

Opozita, e udhëhequr nga partia e Gjukanoviqit, kërkon shpërndarjen e Parlamentit dhe organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme, por shumica parlamentare, e udhëhequr nga Fronti Demokratik pro-rus, po kërkon që të formohet një qeveri e re që do të udhëhiqej nga Miodrad Llekiq, që ka mbështetjen e kësaj partie.

Pasi Gjukanoviq refuzoi që të mandatonte Llekiqin për shkaqe formale, shumica parlamentare tentoi të ndryshojë ligjet me qëllim që të bartte fuqitë kushtetuese të presidentit te Parlamenti, në mënyrë që Llekiq të mandatohej nga organi legjislativ. Protestuesit kanë kërkuar që amendamentet me këto ndryshime të tërhiqen nga Ligji për presidentit.

Por, Mali i Zi po ashtu ka të bllokuar Gjykatën Kushtetuese, pasi që nga shtatori nuk ka kuorumin e nevojshëm për të marrë vendime. Pa kuorumin e këtij institucioni nuk mund të shpallen rezultatet përfundimtare në rast të mbajtjes së zgjedhjeve.

Modifikuar më Tuesday, 29 November 2022 08:06
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...