Protesta e 6 dhjetorit/ Meta: Do të jetë një manifestim pro-europian, sigurinë e cenon vetëm mafia shtetërore

Tuesday, 29 November 2022 12:39

"Nëntori për ne shqiptarët është muaji i pavarësisë, çlirimit e lirisë. Dhjetori po kështu për të gjithë shqiptarët e ndershëm patriotë e liridashës është muaji i demokracisë dhe muaji i Evropës. Pa asnjë diskutim që në 6 dhjetor ne do jemi të gjithë për të brohoritur dhe një herë tjetër që do e bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa. Një vend të lirë ku t’i jepet fund kapjes së shtetit e instalimit të mafies në pushtet. Një vend ku askush të mos e frenojë më aspiratën për t'u anëtarësuar në BE.Ne i jemi shumë mirënjohës BE, që pavarësisht nga mungesa e vullnetit politik të qeverisë aktuale, që ka bërë cdo gjë për të minuar çeljen e negociatave, mori një vendim për shkak dhe të zhvillimeve më të fundit në kontinent, duke vendosur në plan të parë rëndësinë gjeopolitike të përshpejtimit të integrimit të Ballkanit Perendimor e ne jemi të bindur që kjo kërkon angazhim të gjithë forcave të brendshme për të përshpejtuar reformat që të ecë me meritë e të jetë shembull për demokracinë, shtetin ligjor," tha Meta.

 

Ai shtoi se protesta në bulevardin 'Dëshmorët e Kombit' nuk përbën cenim për perimetrin e sigurisë së samitit, por shtoi se është mafia në pushtet ajo e cila e kërcënon sigurinë në këtë vend.“Siguria në Shqipëri është gjithmonë nën kërcënimin e mafias në pushtet dhe kurrësesi të qytetarëve të lirë të saj. Së dyti nuk është njoftuar protestë ndaj kryetarit të bashkisë pasi bileta e tij është pa kthim më 14 maj, por është njoftuar një manifestim pro-europian që gjithë Shqipëria kërkon të japë një mesazhë mirënjohjeje për vendimin, e ritheksoj edhe njëherë vendimin strategjik të BE-së për të nxitur vendet e Ballkanit Perëndimor drejt rrugës evropiane.

Në Shqipëri nuk duhet të ketë asgjë më të rëndësishme se Kushtetuta dhe mbi Kushtetutën është vetëm populli. Ne e kemi bërë të qartë që dhjetori është muaji i demokracisë dhe qytetarët e kanë vetë thirrjen nga brenda. Do të jetë një manifestim pro-europian që kërkon t’i japë fund kapjes së shtetit”, tha Meta.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...