Protesta e 6 dhjetorit/ Meta: Siguria kërcënohet nga mafia në pushtet

E mërkurë, 30 November 2022 09:50

 

Aleati kryesor i Partisë Demokratike, kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka shuar të gjitha dilemat. Ai do të jetë në protestën e thirrur nga opozita më 6 dhjetor para kryeministrisë.

I pyetur nga gazetarët, kryetari i PL-së u shpreh se më datë 6 dhjetor, datë që përkon edhe me Samitin e BE-sw me vendet e Ballkanit Perëndimor në Shqipëri, qytetarët do të dalin ën protestë për të thirrur ‘E duam Shqipërinë si gjithë Evropa’.


“Nëntori për ne shqiptarët është muaji i pavarësisë, çlirimit e lirisë. Dhjetori po kështu për të gjithë shqiptarët e ndershëm, patriotë e liridashës është muaji i demokracisë, edhe muaji i Evropës. Pa asnjë diskutim që në 6 dhjetor ne do jemi të gjithë për të brohoritur dhe një herë tjetër që do e bëjmë Shqipërinë si gjithë Evropa. Një vend të lirë ku t’i jepet fund kapjes së shtetit e instalimit të mafies në pushtet. Një vend ku askush të mos e frenojë më aspiratën për t’u anëtarësuar në BE. Ne i jemi shumë mirënjohës BE-së që pavarësisht nga mungesa e vullnetit politik të qeverisë aktuale që ka bërë çdo gjë për të minuar çeljen e negociatave mori një vendim për shkak dhe të zhvillimeve më të fundit në kontinent, duke vendosur në plan të parë rëndësinë gjeopolitike të përshpejtimit të integrimit të Ballkanit Perëndimor e ne jemi të bindur që kjo kërkon angazhim të të gjithë forcave të brendshme për të përshpejtuar reformat që të ecë me meritë e të jetë shembull për demokracinë, shtetin ligjor”, u përgjigj Ilir Meta.

Ndërkohë, refuzimit të Policisë së shtetit dhe Bashkisë së Tiranës për t’u mbledhur më 6 dhjetor në Bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’, me justifikimin se është brenda perimetrit të sigurisë së vendosur për garantimin e zhvillimit normal të samitit, Meta u përgjigj: “Siguria në Shqipëri është nën kërcënimin e mafies në pushtet dhe kurrsesi të qytetarëve të lirë. Së dyti nuk është protestë ndaj kryetarit të bashkisë, pasi bileta e tij është pa kthim më 14 maj, por është njoftuar manifestim pro europian që e gjithë Shqipëria dëshiron të japë mesazh mirënjohje për vendimin me rëndësi edhe gjeopolitik të BE, për të nxitur Shqipërinë dhe vendet e tjera që të ecin në rrugën e integrimit europian. Në Shqipëri nuk ka asgjë dhe s’duhet të ketë asgjë më të rëndësishme se Kushtetuta dhe mbi Kushtetutën është populli europian i Shqipërisë. Dhjetori është muaji i demokracisë. Manifestim paqësor. Dhjetori është muaji i demokracisë dhe i Europës”, tha ai.

Këto deklarata dhe apelin ndaj të rinjve për t’u angazhuar politikisht, kreu i PL-së i bëri nga varrezat “Dëshmorët e Kombit”, ku së bashku me zyrtarët e Partisë së Lirisë zhvilluan homazhet në nderim të dëshmorëve të rënë për çlirimin e Shqipërisë. Kujtojmë që ndryshe nga aleati i tij Sali Berisha, i cili njeh 28 nëntorin, Meta njeh 29 nëntorin 1944 si datë të çlirimit të Shqipërisë.

“Është një ditë shumë e rëndësishme për të gjithë shqiptarët. Është një ditë krenarie, për të gjithë sakrificat e pakufishme të asaj gjenerate të re dhe patriotike që sakrifikoi jetën dhe dha gjithçka për lirinë e atdheut është një ditë mirënjohje për të ata, të cilët kundërshtuan pushtimin që në 7 prill të vitit 1939 e deri në ditën e çlirimit të atdheut dhe që e rreshtuan Shqipërinë në koalicionin e madh, fitimtar kundër nazifashizmit. Sot është njëkohësisht dhe një ditë reflektimi për t’u angazhuar të gjithë më shumë e sidomos do theksoja të rinj dhe të rejat e Shqipërisë. Për një betejë po kaq të rëndësishme që është forcimi i Shqipërisë i pozitës së saj, i garantimit të së ardhmes së saj, si një vend europian, si një vend demokratik, si një vend ku qytetarët e saj, jo vetëm janë të lirë dhe të barabartë, por edhe janë plot besim dhe optimizëm për të ndërtuar të ardhmen e tyre dhe të fëmijëve të tyre pikërisht në këtë vend, pasi për lirinë dhe pavarësinë e këtij vendi është derdhur gjaku i djemve dhe vajzave më patriot, më atdhetar dhe me të ndershëm dhe kjo sakrificë kurrsesi nuk mund të shkojë dëm”, tha kryetari i PL.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Politikë

Gëzim Sadikaj: Si perfaqesues i banoreve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.

Nga Gezim Sadikaj: Si perfaqsues i banorve qe protestuan kunder grabitjes se shtepive dhe prones nga pushteti.Shebull tipik i kesaj masakre eshte dhe familja Billa prej 20 antaresh!Mervet Billa dhe Izet...

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

Globi

Sulmet e NATO-s mbi Beograd 25 vite më parë/ Analiza: Ja pse nuk mund të krahasohet situata e Kosovës me Ukrainën sot

NATO sulmoi trupat serbe në vitin 1999 për të parandaluar një “katastrofë humanitare” në Kosovë. Krahasimi me Ukrainën është i gabuar.   Pas disa muaj negociatash, të cilat nuk dhanë rezultate, më...

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

Ekonomi

Rritja e kostove dhe ulja e fitimeve, bizneset në Shqipëri nuk po investojnë më! Analiza: Po ushqehemi me importe!

    Rritja e kostove, frenimi i konsumit, ulja e fitimeve ka bërë që bizneset të reduktojnë investimet në makineri e pajisje. Ulja e konkurrueshmërisë nga bizneset vendase po i lëshon gjithnjë e...