Abazoviç mbrojti Ballkanin e Hapur, Shehu: Një analizë njësoj si ta bënte zëdhënësi i Vuçiç

E mërkurë, 30 November 2022 14:37

 

Deputeti i PD-së Tritan Shehu ka reaguar pas deklaratave të Dritan Abazoviç se Ballkani i Hapur i dha vrull Procesit të Berlinit.

Në postimin e tij në Facebook, Shehu thekson se ‘Ballkani i Hapur’ e Procesi i Berlinit janë diametralisht larg njëri tjetrit dhe se krahasimi i tyre është si të krahasosh ‘natën me ditën’.


Postimi i plotë:

Abazovic mund te kete “te drejte” vetem ne nje kuptim, kur deklaron se “Ballkani i hapur” i dha vrull “Procesit te Berlinit!!

Vetem nqs ai nenkupton se “Ballkani i hapur” e qartesoi BE per rreziqet, qe po i ofronte Rajonit ai vete, per perpjekjet qe po beheshin per te konsoliduar hegjemonine ekonomike e politike te Serbise ne Rajon nepermjet tij.

Per perdorimin e tij si nje instrument percares midis vendeve tona, godites ndaj sovranitetit te Kosoves, thjesht destabilizues.

Dhe pa dyshim si nje zgjatim i Rusise ne Rajon nepermjet Serbise.

Elemente keto shume shqetesuese per Brukselin.

Duke e stimuluar keshtu ate te pershpejtoje Procesin e Berlinit, si mjeti kryesor cvleresues ndaj “Ballkanit te hapur”.

Ndryshe nuk mund te “perkthehen” deklarata te tilla, nqs duam t’i japim atyre nje kuptim e racionalitet!

Por sidoqofte ky “perkthim” behet i dyshimte po te lexosh me poshte ate qe Abazovic thote, qe eshte pikerkisht e kunderta e te vertetes:

“Ballkani i hapur” nuk e pengon Procesin e Berlinit duke e konsideruar kete si nje konkurrence te shendeteshme!!!

Nje analize kjo sikur ta bente zedhenesi i Vucic!

“Ballkani I hapur” e Procesi i Berlinit jane diametralisht larg njeri tjeterit.

Krahasimi i tyre eshte si te krahasosh “naten me diten”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...