Berisha: Largimi masiv i shqiptarëve dhe borxhi i qeverisë është grabitja e të ardhmes së tyre

E mërkurë, 30 November 2022 21:01
 
 

Kryetari i PD Sali Berisha organizoi këtë pasdite një takim me banorët e njësisë numër 5 në Tiranë. Berisha tha se largimi masiv i shqiptarëve dhe borxhi i qeverisë, është grabitja e të ardhmes së tyre.

 

"Shqipëria është në shpërbërje, kombi shqiptar është sot në një rrezik ekzistencial. Sulmohet kultura, tashëgimnia kulturore dhe gjuha më të gjitha mënyrat. A dëgjuat  ju ndonjë gjuhëtarë të flasë në përvjetorin e drejtshkrimit, asnjë. Folën pasardhësit e atyre që e masakruan gjuhën. Edhe kjo përbën një qëllim në vetvete. Por mbi të gjitha largimi masiv i shqiptarëve është grabitja e të ardhmes së tyre.  

Nuk po ndalem tek borxhi, sepse pas largimit të të rinjve, borxhi publik është grabitja më e madhe që i bëhet të ardhmes, sepse me këtë borxh, pas 20 vitesh çdo shqiptar i lindur ka mbi supe 21 mijë euro borxh. 
 

E pse ky borxh? Për të ndërtuar rrugë me çmim 8 herë se në Europë, për të vjedhur me shkolla me çmim 5-6 herë më të lartë, për udhëtime luksi, shpenzime të qeveritarëve, gjithçka në kurriz të qytetarëve."-tha Berisha.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...