Presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier viziton sot Shqipërinë

E Enjte, 01 December 2022 08:25

 

Presidenti i Republikës Federale të Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier zhvillon një vizitë zyrtare në Shqipëri. Tirana është stacioni i dytë i udhëtimit të Steinmeier në Ballkan, ku ai vizitoi edhe Maqedoninë e Veriut, shkruan Deutsche Welle.

Ashtu si edhe një ditë më parë në Shkup, presidenti i Gjermanisë Frank-Walter Steinmeier edhe në Tiranë do të kërkojë, që Shqipëria të ndjekë me vendosmëri rrugën për në Bashkimin Europian duke zbatuar reformat e nevojshme për këtë proces. Kjo ka të bëjë me ekonominë e po ashtu edhe me drejtësinë dhe administratën.


Lufta kundër korrupsionit është gjithashtu një temë e rëndësishme. Shqipëria ashtu si edhe pesë vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor prej gati dy dekadash pret pranimin në BE.

Kjo pritje e gjatë ka bërë që ndërkohë në politikë si edhe në radhët e popullsisë të përhapet zhgënjmi ndaj BE-së. Në raportin e progesit në teteor Komisioni Europian konstatoi për Shqipërinë një „nivel të mesëm” të stadit të përgaitjeve në fushat e rëndësishme si drejtësia, administrata publike dhe aftësia konkurruese e ekonomisë.

Presidenti i Republikës së Shqipërisë Bajram Begaj do ta presë presidentin e Republikës Federale të Gjermanisë paradite në Pesidencë me nderime ushtarake.

Pas bisedës të dy presidentët do të mbajnë një konferencë të përbashkët shtypi. Steinmeier do të mbajë një fjalim në Parlamentin e Shqipërisë.

Eshtë parashikuar edhe një bisedë me kryeministrin Edi Rama. Presidenti gjerman Steinmeier do të qendrojë dy ditë në Shqipëri, ku gjatë ditës së dytë të vizitës janë planifikuar takime e aktivitete të tjera.

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...