Berisha: Protesta, detyrim madhor për ata qindra e mijëra të rinj që u larguan nga Shqipëria

Premte, 02 December 2022 12:27



Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka organizuar sot një takim me banorët e njësisë numër 11 në Tiranë. Sali Berisha u shpreh se protesta e 6 dhjetorit është një detyrim madhor për ata qindra e mijëra të rinj që janë larguar nga Shqipëria si pasojë e keqqeverisjes së Edi Ramës.

"Do ti meritoni të gjitha këto që bën Edi Rama ndaj nesh, nëse në datën 6 nuk do të jemi të gjithë në shesh, për të mbrojtur të drejt tona dhe për të paraqitur realitetin shqiptar, një realitet krejt tjetër nga ai që e paraqet propaganda e Edi Ramës, nga ai që paraqesin lobistët e Edi Ramës, të cilët duke përdorur dhjetëra milionë euro të taksave tuaja, korruptojnë kudo në vendet e tjera, qëndrime, deklarata që nuk kanë asgjë të përbashkët me realitetin shqiptar.

 

Ndaj dhe protestën në datën 6, duket ta kuptojmë si një mision për të përfaqësuar vlerat tona, idealet që kemi, lumenjtë e vuajtjeve, dhimbjeve e sakrificave të pamerituara, që ky regjim me padrejtësitë e tij, iu imponojë qytetarëve shqiptarë dhe në veçanti, popullit opozitar.

 

Këtë protestë, duhet ta konsiderojmë një detyrim madhor, për ata qindra e mijëra të rinj të cilët u larguan nga ne, nga vatrat, familjet e tyre, vetëm e vetëm se Shqipëria nuk u ofronte atyre në këto kushte në këtë regjim, ato kushte dhe mundësi që u takonin për të shkritë energjitë e tyre dhe për të ndërtuar jetën në vend.

Në këtë kontekst, kjo është protesta më e rëndësishme që kemi organizuar ndonjëherë, zëri ynë nuk mund të jetë askund tjetër, përveç se në protestë."-tha Berisha.

Modifikuar më Premte, 02 December 2022 12:28
Login to post comments

Lajmet e fundit

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sport

Mbrëmje e madhe në Champions/ Bayern-Arsenal dhe City-Real, gjithçka e hapur për në gjysmëfinale

Sonte në mbrëmje do të mësohen dy “biletat” e tjera gjysmëfinale të Champions-it.   Në orën 21:00 do të luhen Manchester City-Real Madrid dhe Bayern Munchen-Arsenal. Manchester City duket disi më favorit pas...

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Show-biz

Nderimi i Patti Smith-it për Dua Lipën

Tre vjet pas pasi filloi të publikohet lista me 100 pionierët revolucionar të revistës TIME në fusha të ndryshme të jetës, Dua Lipa zbukuron kopertinën e saj të re si një nga njerëzit më...

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Media

“Markat, ndikimi kryesisht nga Perëndimi”

Flet Era Xhabafti, zv.menaxhere e përgjithshme e kompanisë “Mini Invest Albania”   Ndonëse pandemia ka ndikuar në kërkesën për më shumë komoditet, kërkesat janë që edhe rehatia të jetë me marka. Kështu shprehet...