Berisha: Kushtetuta na autorizon që të protestojmë në bulevard! Pikë!

Premte, 02 December 2022 14:35

 

“Ne do zbatojmë Kushtetutën. Ne zbatojmë me përpikmëri Kushtetutën” theksoi sot Sali Berisha, kryetari i PD-së, lidhur me protestën e opozitës më 6 dhjetor, gjatë një konference për shtyp.

"Ne do të zbatojmë Kushtetutën. Ne zbatojmë me përpikmëri Kushtetutën. Kemi shpallur protestën tonë në bulevard. Kushtetuta na autorizon që të protestojmë në bulevard. Pikë!

 

Edi Rama kërkon përballje. Ne do përpiqemi që ta shmangim atë ditë, por mund t’ia rezervojmë kur të dojë. Atë ditë nuk dëshirojmë. Por në qoftë ai kërkon përballje, është puna e tij pastaj. Ai i bën llogaritë shumë gabim. Ai e ka kaluar vijat e kuqe. Populli opozitar po përgatitet mirë për t’i dhënë përgjigjen që meriton.

 

Një kryetar organizate kriminale siç është ky, që s’njeh ligj, moral, kusht dhe asgjë, përveç kodit që thotë se “ma ka thënë gjyshja ime, kur të kesh nevojë me vjedh – vidh, kur të kesh nevojë me mashtru – mashtro e të tjera e të tjera marrëzi të tij, mos të harxhojmë kohë, pra ky është “set up” i parimeve të tij, siç thotë vetë. Ai ka nevojë për të marrë mësimet e duhura. Ai do t’i marrë mësimet e duhura,” nënvizoi Berisha.

Modifikuar më Saturday, 03 December 2022 09:19

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...