Zoto merr 2 mln euro në një ditë nga Sharra, SPAK mbyll sytë

Hënë, 05 December 2022 12:54

 

Klodian Zoto vijon të jetë në kërkim për aferën e inceneratorëve, por kjo nuk e ndalon shtetin shqiptar që të paguajë miliona euro në llogaritë e tij. Në datën 1 dhjetor, Bashkia e Tiranës dhe e Vorës, paguan plot 2 milionë euro në llogaritë e koncesionarit “Integrated Energy BV”, që administron landfillin e Sharrës


Në një ditë të vetme, në 1 dhjetor 2022, kompania private e landfillit të Sharrës ka marrë mbi 2 milionë euro, ndërkohë që pronari i saj real, Klodian Zoto dhe pronari në letra, Xhuzepe Cafalione janë shpallur zyrtarisht në kërkim, si të përfshirë në aferën gjigande të inceneratorëve.

Referuar të dhënave të Thesarit të Shtetit, rezulton se dy bashki të qarkut të kryeqytetit, konkretisht ajo e Tiranës dhe e Vorës, kanë depozituar në llogaritë e koncesionarit “Integrated Energy BV” shumën totale prej 244.392.118 lekë të reja.

Shoqëria koncesionare është pjesë e hetimit të nisur nga Struktura e Posaçme Kundër Korrupsionit për inceneratorët e mbetjeve urbane, megjithëse deri më tani nuk rezulton të jetë kryer asnjë veprim konkret për procedurat e dhënies me koncesion të landfillit të Sharrës.

Klodian Zoto, i cili besohet se është një ndër përfituesit kryesorë të aferës së inceneratorëve, është në kërkim policor prej dhjetorit të vitit të kaluar. Ai akuzohet zyrtarisht nga SPAK-u për korrupsion dhe pastrim parash në zbatimin e kontratave koncesionare për inceneratorin e Elbasanit dhe të Fierit.

Po ashtu, një ndër pronarët në letra të kompanisë koncesionare të landfillit të Tiranës, italiani Xhuzepe Cafalione, është në kërkim prej disa javësh, nën dyshimet se ka kryer veprime korruptive në favor të familjarëve të ish-deputetit socialist, Alqi Bllako.

Nga hetimet e deritanishme të SPAK-ut, Cafalione dyshohet se ka paguar fiktivisht babain e Alqi Bllakos, në formë shpërblimi për favorizimit që ky i fundit i ka kryer kompanisë së inceneratorëve gjatë kohës që ishte Sekretar i Përgjithshëm në Ministrinë e Mjedisit.

Kompanitë koncesionare të Elbasanit dhe Fierit, konkretisht “Albtek Energy” dhe “Integrated Technology Waste Treatment Fier” janë nën sekuestro. Ndërsa koncesionari i Sharrës, “Integrated Energy BV” vijon të ushtrojë aktivitetin e pashqetësuar, duke arkëtuar miliona euro çdo muaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...