Vuçiç i vjen në ndihmë Ramës: Opozita e Berishës rrezikon jetën time me protestën

Hënë, 05 December 2022 23:13

Rrethet ekstremiste në Shqipëri, të udhëhequra nga ish-kryeministri dhe lideri aktual i Partisë Demokratike, Sali Berisha, po përgatisin demonstrata të mëdha kundër presidentit serb Aleksandar Vuçiç, i cili nesër vjen në Tiranë për Samitin e Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor” – shkruan Novosti që citon burime të saj jozyrtare.

“Sipas informacioneve tona, Berisha dhe qarqet nacionaliste të mbështetura nga ekstremistët nga Kosova dhe Metohia po planifikojnë një tubim masiv në mesditë në rrugët qendrore të qytetit për të shprehur pakënaqësinë e tyre për faktin se njeriu i parë i vendit tonë viziton kryeqytetin (shqiptar).
 

Synimi është të shkaktohen incidente, por edhe t’i dërgohet mesazh mysafirit nga Beogradi se nuk është i mirëpritur, sepse këto qarqe në Shqipëri e shohin Vuçiqin si trurin e Ballkanit të Hapur, që sipas tyre është sinonim i supremacisë ekonomike dhe politike të vendit tonë në të gjithë rajonin..

Kujtojmë se kjo nuk është hera e parë që Berisha organizon protesta kundër ardhjes së presidentit tonë në Tiranë. Ekstremistët shqiptarë protestuan edhe vitin e kaluar, më 20 dhjetor, për shkak të vizitës së Aleksandër Vuçiçit në Shqipëri” – thuhet në shkrim.
Modifikuar më Tuesday, 06 December 2022 10:11
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...