Charles Michel: E ardhmja, më e begatë me Ballkanin Perëndimor në BE

Tuesday, 06 December 2022 10:09

 

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, deklaroi para gazetarëve në Tiranë se samiti i sotëm “do të jetë një takim shumë i rëndësishëm dhe simbolik”, pasi “është hera e parë që mbajmë një samit në një prej vendeve të Ballkanit”.

“Jam i bindur që e ardhmja do të jetë më e begatë me Ballkanin Perëndimor brenda BE-së. Po punojmë fort që të kemi përparime. Sot për shembull do të nënshkruajmë marrëveshje për tarifat “roaming”. Tjetër element i rëndësishëm është mbështetja që duam t’i japim Ballkanit Perëndimor në raport me krizën energjetike nga agresioni rus në Ukrainë”, tha Michel.

 

“Është emocionues fakti që në rajon kemi një takim BE-Ballkan Perëndimor. Dua të përsëris që jemi të bindur se e ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë më e sigurt me Ballkanin Perëndimor brenda Europës. Të gjithë duhet të përmbushin detyrat e veta”, shtoi Presidenti i Këshillit Evropian.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...