Mediat ndërkombëtare: Goditet lideri i opozitës Sali Berisha në protestën kundër Edi Ramës

Tuesday, 06 December 2022 13:54

 

Mediat ndërkombëtare kanë pasqyruar sulmin me grusht të një militanti të PS ndaj kryetarit të PD-së Sali Berisha gjatë protestës së sotme në Bulevardin Dëshmorët e Kombit.

Agjensia e lajmeve ANSA raporton se ‘kryetari aktual i Partisë Demokratike, forca kryesore opozitare e qendrës së djathtë, Sali Berisha, është sulmuar sot nga një person i panjohur, teksa po shkonte për në një demonstratë të organizuar kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama’.

 

Gjithashtu edhe Reuters ka raportuar se ‘lideri i opozitës është goditur me grusht nga një person në protestën e organizuar në Tiranë kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama'.

Lajmi i ANSA:

Ish-kryeministri shqiptar dhe kryetari aktual i Partisë Demokratike, forca kryesore opozitare e qendrës së djathtë, Sali Berisha, është sulmuar sot nga një person i panjohur, teksa po shkonte për në një demonstratë të organizuar kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama, me rastin e samitit BE-Ballkani Perëndimor, që po zhvillohet në Tiranë.

Për momentin nuk dihen arsyet e sulmit.

Burri që goditi me grusht në fytyrë Berishën u ndalua menjëherë nga truprojat e ish-kryeministrit.

Pasi është ulur në tokë, Berisha ka rifilluar pas pak minutash rrugëtimin drejt vendit të protestës, pavarësisht hundës dhe faqeve të gjakosura.

Modifikuar më Tuesday, 06 December 2022 21:28
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...