Fox News: Lideri i opozitës së djathtë shqiptare sulmohet gjatë protestës kundër qeverisë

Tuesday, 06 December 2022 21:23

Rrjeti i madh televiziv amerikan, Fox News, raporton se kreu i opozitës së djathtë shqiptare u sulmua gjatë një proteste kundër qeverisë.

“Lideri i Partisë Demokratike të opozitës së djathtë u sulmua të martën gjatë një proteste antiqeveritare që po mbahej pranë samitit të liderëve të Bashkimit Europian dhe homologëve të tyre nga Ballkani Perëndimor në kryeqytetin shqiptar”.
 

“Sali Berisha, 78 vjeç, ish-president dhe ish-kryeministër, po udhëhiqte qindra protestues drejt zonës së samitit, i shoqëruar nga ish-presidenti Ilir Meta, kur një person erdhi drejt tij dhe e goditi në fytyrë”, raporton Fox News.

Sipas këtij rrjeti, opozita po proteston pasi e akuzon kryeministrin Edi Rama për korrupsion, por edhe për krizën e çmimeve dhe eksodin e të rinjve shqiptarë për një jetë më të mirë drejt vendeve të Europës Perëndimore.

Fox News thekson se Berisha e akuzoi direkt Ramën për sulmin, duke thënë se ai donte të ndalonte opozitën që të mbante protestën.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...