Gazeta më e madhe gjermane, BILD: Në narko-shtetin shqiptar, shefi i opozitës goditet gjatë vizitës së Scholz

E mërkurë, 07 December 2022 09:28

 

Gazeta më e madhe gjermane, BILD, raporton për skandalin e rëndë të goditjes së kreut të opozitës, Sali Berisha.

“Shqipëria është një nga vendet me problemet më të mëdha në Europë. Tani regjistrohet edhe një tjetër skandal i rëndë!

 

Vendi ballkanik konsiderohet një shtet mafioz dhe narko-shtet dhe dëshiron të anëtarësohet në BE. Sipas koalicionit qeverisës në Gjermani, kjo gjë duhet lejuar.

 

Samiti i djeshëm i Ballkanit Perëndimor në kryeqytetin shqiptar të Tiranës, trajtoi anëtarësimin në BE të shteteve si Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Serbia. I pranishëm gjithashtu ishte edhe kancelari Olaf Scholz, 64-vjeçari i Socialdemokratëve,” shkruan gazeta.

“Kreu i opozitës shqiptare, Sali Berisha, 78-vjeçari i Partisë Demokratike, drejtoi një demonstratë në vendin e takimit. Papritur dhe në mënyrë të befasishme, presidenti i parë i zgjedhur lirisht në Shqipëri, u sulmua nga një bandit dhe u godit në fytyrë. Menjëherë truprojat reaguan ndaj agresorit duke e goditur. Berisha pësoi një mavijosje në fytyrë dhe ishte dukshëm i befasuar nga sulmi,” shkruan gazeta.

Demonstrata, tha Berisha për BILD vonë në mbrëmje, ishte e drejtuar kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama dhe bëri thirrje për një perspektivë të vërtetë dhe të ndershme evropiane për Shqipërinë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...