Detyrat që lanë pas liderët e BE-së: Luftoni krimin, korrupsionin, media dhe gjyqësor i pavarur

E mërkurë, 07 December 2022 09:58

 

Agresioni rus në Ukrainë duket se ka qenë nxitës i rëndësishëm për një qasje shumë më dinamike të Brukselit ndaj rajonit të Ballkanit Perëndimor. Edhe në deklaratën e liderëve të BE-së pas samitit me Ballkanin Perëndimor mbajtur më 6 dhjetor 2022 në Tiranë nënvizohet rëndësia e partneritetit strategjik midis BE-së dhe rajonit të Ballkanit Perëndimor" .

“BE thellon bashkëpunimin dhe nxit vendet e BP të bëjnë progres të shpejtë dhe të qëndrueshëm drejt përafrimit të plotë me Politikën e Përbashkët të Jashtme dhe të Sigurisë të BE-se, dhe të veprojnë në përputhje me të, duke përfshirë edhe me masat kufizuese të BE-së” thuhet në deklaratën e përbashkët të liderëve.


Por duhen dy vetë për të kërcyer tango dhe që procesi të jetë sa më I shpejtë BE u kujton vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Shqipërisë vlerat themelore të sundimit të ligjit, ndarjen e pushteteve, qeverisje e mirë, media e lirë dhe lufta kundër krimit dhe korrupsionitm

“Bashkimi Evropian nënvizon nevojën për përpjekje të qëndrueshme në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, për rritjen e mbështetjes për qeverisjen e mirë, për të drejtat e njeriut, barazinë gjinore dhe për të drejtat e personave që u përkasin pakicave.

Besueshmëria e këtyre angazhimeve varet nga zbatimi kuptimplotë i reformave të nevojshme dhe nga ndërtimi i një historiku të qëndrueshëm i mbështetur në komunikimin publik të qartë dhe konsekuent në interes të popullit të tyre.
Një shoqëri civile e fuqizuar dhe mediet e pavarura dhe pluraliste, në respekt të plotë të lirisë së shprehjes, janë përbërësit vendimtarë të çdo sistemi demokratik dhe ne përshëndetim dhe mbështetim rolin që ato luajnë në Ballkanin Perëndimor.”
Gjithashtu në pikën 7, BE rikujton rëndësinë e vazhdimit të reformave, "si për të mirën e qytetarëve ashtu edhe si bazë për mbështetjen e vazhdueshme të BE-së, veçanërisht në fushën e sundimit të ligjit, dhe në veçanti të atyre reformave që lidhen me pavarësinë dhe funksionimin e gjyqësorit dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar."

Po kështu ajo që të bie në sy është se BE-ja vazhdon të mbështetë plotësisht angazhimin e partnerëve të Ballkanit Perëndimor për bashkëpunimin rajonal përfshirës dhe forcimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë edhe me Shtetet Anëtare të BE-së por në asnjë rresht nuk përmendet termi “Ballkani i hapur”.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...