Dhuna ndaj Berishës/ Shehaj tregon momentet e para pas sulmit: Akt i rëndë dhe i orkestruar! Kam parë 18 oficerë policie civile që nuk bënë asgjë

E mërkurë, 07 December 2022 13:44

 

Koordinatorja për luftën kundër korrupsionit në Partinë e Lirisë, Briseida Shehaj dënoi dhunën e ushtruar ndaj Sali Berishës një ditë më parë në protestën e opozitës.

Për News24, ajo u shpreh se ngjarja ishte shumë e rëndë, madje e orkestruar në mënyrën më të keqe. Ndaj protestës së opozitës tha Shehaj nuk ishte marrë asnjë masë sigurie edhe pse të gjithë ishin në dijeni.


Shehaj tregoi se vetë personalisht gjatë protestës ka parë 18 civile, oficerë policie të cilët nuk bënë asgjë, duke theksuar se mund te kishte ndodhur ndonjë ngjarje me e rende, por sipas saj situata u menaxhua nga organizatoret e protestës.

“Një akt shumë i rëndë, shumë i dënueshëm, shumë keq i orkestruar dhe është i orkestruar. Këto jo ishte me kartelë apo pa kartelë janë shumë të shëmtuara. Qeveria dhe policia të marrin përgjegjësitë që i takon sepse ishte një miting i dakordësuar dhe aty nuk kishtarë asnjë masë sigurie ndaj atij mitingu.

Aty mund të kishte ndodhur edhe ndonjë akt më i rëndë. Por maturia e drejtuesve politik sheshoi gjithçka. Ai djalë u shoqërua në polici.

Unë kam takuar shefin e komisariatit, që donin të merrnin djalin dhe më pas e morën. Organizatorët e protestës arritën të menaxhonin një situatë që mund të përkeqësohej shumë.

Mendova mos ishte ndonjë provokator që mund të ishte kapur me ndonjë protestues. E paimagjinueshme të goditej Berisha.

Unë personalisht që nga momenti që kam bërë rrugën nga pallati i ri dhe deri tek selia e PD, personalisht kam njohur 18 djem oficerë policie civilë. Ka pasur jashtë mase shumë. Kam njohur edhe OPGJ të Tiranës që s’kanë lidhje fare. Asnjëri nuk bëri asgjë, por më pas kërkonin atë djalin”, theksoi ndër të tjera Shehaj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...