Sulmi ndaj Berishës/ Analisti amerikan David Phillips: Tregon se Rama e ka kalbëzuar shoqërinë shqiptare

E Enjte, 08 December 2022 10:53

 

Analisti amerikan, njëherësh njohësi i çështjeve të Ballkanit, David Phillips ka dënuar sulmin fizik ndaj kreut të PD Sali Berisha një ditë më parë në protestën e opozitës.

Në një reagim për Politiko.al, Phillips, i cili është drejtor i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe Drejtësisë në Institutin për Studimin e të Drejtave të Njeriut, e komenton ngjarjen si një dëshmi të kalbëzimit të shoqërisë shqiptare nën udhëheqjen aktuale, të qeverisë Rama.

 

“Sulmi ndaj Dr Berishës dramatizon kalbëzimin e shoqërisë shqiptare nën udhëheqjen aktuale. Në vend që të adresonte mosmarrëveshjet përmes dialogut, një mbështetës i qeverisë iu drejtua dhunës”, shprehet analisti amerikan.

Në reagimin e tij, analisti ngre shumë dyshime nëse autori Gert Shehu veproi i vetëm apo nëse incidenti u frymëzua nga armiqësia e qeverisë ndaj PD-së.

“A veproi autori i vetëm? A u frymëzua nga armiqësia e qeverisë ndaj PD-së? A është bërë Shqipëria pa ligj, e kontrolluar nga gangsterët? Këto janë pyetje që duhet t'i drejtojë Edi Rama”, shprehet analisti amerikan për Politiko.al.

Kujtojmë se prej ditës së djeshme, ngjarja e mesditës së 6 dhjetorit në protestën e thirrur nga opozita është pasqyruar edhe nga mediat e huaja, ndërsa ngjarja është dënuar edhe nga ambasadat e SHBA, Britanisë apo OSBE në Tiranë.

Pas ngjarjes, sot u arrestua nga spitalin e Traumës, 31-vjeçari Gert Shehu me akuzën e ‘Goditjes për shkak të detyrës’.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...