I Dërguari i SHBA në Kosovë, takime sot me liderët e partive politike

Tuesday, 13 December 2022 08:29

 

Prishtinë - Emisari i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar pas takimit me presidenten Vjosa Osmani, dhe me kryeministrin e vendit, Albin Kurti, sot në ditën e dytë të qëndrimit të tij në Kosovë, takon liderët e partive politike.

Pas daljes nga takimet me liderët e shtetit Escobar, mbrëmë, në një deklaratë të shkurtër për media, ai ka thënë se kjo ishte një vizitë rutinë në Kosovë, shkruan RTK. Ndërsa i pyetur për situatën në veri të vendit, Escobar ka thënë së për këtë nuk mund të komentojë.

 

Escobar në takimet e djeshme është shoqëruar edhe nga ambasadori i SHBA-ve në Prishtinë, Jeff Hovenier.

Vizita e emisarit amerikanë ndodh në kohën kur situata në veri të Kosovës, zonë e banuar me shumicë serbe është e tensionuar. Disa serbë lokalë atje, qysh më 10 dhjetor, ngritën barrikada dhe bllokuan rrugët që çojnë drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.

Këto veprime i ndërmorën pasi Policia e Kosovës arrestoi ish-pjesëtarin e këtij institucioni, Dejan Pantiq, nën dyshimet për përfshirje në sulme kundër zyrtarëve të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në veri të Kosovës dhe atyre policorë.

Në këtë vizitë ishte planifikuar të ishte edhe këshilltari i lartë i Departamentit amerikan të Shtetit, Derek Chollet. Megjithatë, ky i fundit, anuloi vizitën në Kosovë e rajon, pasi njoftohet se doli pozitiv me sëmundjen COVID-19.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...