‘Nëse jemi të pakënaqur, duhet të reagojmë’, Këlliçi: Beteja për Tiranën do të jetë epike

E Enjte, 15 December 2022 15:23

 

Kandidat i PD-së për Bashkinë e Tiranës, Belind Këlliçi, ftoi të gjithë qytetarët e pakënaqur që të votojnë PD-në në zgjedhjet lokale për të sjellë në këtë mënyrë ndryshimin e shumëpritur.

Gjatë një takimi në selinë blu me të gjithë kandidatët e PD-së për zgjedhjet lokale, Këlliçi u shpreh se beteja për Tiranën do të jetë epike, por në fund do të fitojë PD, duke i hapur në këtë mënyrë rrugën e largimit të qeverisë Rama.

 

“Vij sot përpara jush me një përgjegjësi të madhe. Dua ta nis me një falënderim për ata demokratë të gjithë ata demokratë që na kanë ndjekur në çdo zgjedhje të brendshme të zhvilluar gjatë këtij viti.

Por nga sot kërkohet një angazhim më i madh i demokratëve dhe qytetarëve që besojnë e opozita që ne të jemi fitimtar në 14 maj, jo për PD-në por për të shpëtuar Shqipërinë. Situata është kritike. Në Tiranë jam i bindur që ne do të bëjmë një betë epike dhe do t’ia dalim të rrëzojmë kullën më të lartë të qeverisjes së keq, Erion Veliajn.

Për t’i hapur rrugën më pas rrëzimit të qeverisë dhe largimit të Edi Ramës. Nuk ka pse ky vend që i ka falur zoti të gjitha të braktiset nga rinia.

Ndryshimi që ne presim nuk do të vijë nga qielli, nëse jemi të pakënaqur duhet të reagojmë ne. Ndryshimin nuk do na e falin. Vështirësitë e bëjnë më të bukur rrugëtimin dhe shijen e fitores në fund. Nëse nuk do të kishte vështirësi kjo forcë politike nuk do të krijonte politikanë të suksesshëm që do të ndërmerrnin reforma të rëndësishme në vend”, tha Këlliçi.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...