OCCRP: Ortaku i Olsi Ramës kërkohet nga Spanja për këto dy akuza, nëna e tij ka post të lartë në qeveri

E Enjte, 15 December 2022 20:42

Madje OCCRP ka zbardhur akuzat që rëndojnë mbi ortakun e Olsi Ramës.

Spanja ka lëshuar një urdhër arresti për një ish-zyrtar të lartë qeveritar në Shqipëri, i ekspozuar nga OCCRP si pronar i një call-center që dyshohet se mashtronte viktima në mbarë botën duke i drejtuar ata drejt investimeve të rreme.
 
 

Amant Josifi, ish-këshilltar i Ministrisë së Mbrojtjes shqiptare me lidhje të ngushta biznesi me vëllain e kryeministrit Edi Rama, akuzohet për mashtrim dhe pjesëmarrje në një organizatë kriminale, sipas një burimi hetimor pranë policisë në Spanjë.Nuk dihet vendndodhja e Josifit.

Josifi, i cili ka mohuar në të kaluarën se qendra e tij kishte ndonjë lidhje me mashtrimin, u largua nga puna e tij në qeveri menjëherë pasi u publikua shkrimi nga OCCRP. Nëna e tij, Pranvera Strakosha, ka një pozicion të spikatur në Shqipëri si kryesuese e një organi që mbikëqyr shërbimin civil shqiptar. Asnjëri prej tyre nuk mund të arrihej për koment.

Në një seri të koordinuar bastisjesh në të gjithë Europën më 8 dhe 9 nëntor, policia nga shumë vende- duke përfshirë Gjermaninë dhe Spanjën, ku jetonin shumë viktima- arrestuan të paktën katër persona dhe mbyllën 15 qendra telefonike në Shqipëri, Bullgari, Gjeorgji, Maqedoninë e Veriut dhe Ukrainë. Dy nga partnerët e biznesit të Josifit në Shqipëri, Bernardo Saraçaj dhe Erindi Pysqyli, u arrestuan dhe do ekstradohen në Spanjë”, shkruan agjencia.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...