Kryetari i Bashkisë së Shkodrës Z.Spahia vizitë në Timishoara, me ftesë të Shoqatës Lidhja e Shqiptarëve të Rumanisë

Premte, 16 December 2022 11:50

 

 

Në periudhën 8-9 dhjetor 2022, me ftesë të ALAR-it dhe deputetit Bogdan-Alin Stoica, z. Bardh Spahia, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, kryeqendrës kulturore të veriut të Shqipërisë dhe një qytet me rëndësi të madhe historike dhe bashkëkohore, vizitoi Timişoarën. Së bashku me z. Spahia, në Timishoara ishin edhe z. Fahri Balliu (gazetar dhe shkrimtar), z. Leonard Hymeti (sipërmarrës) dhe z. Bekim Mema (ekspert në Bashkinë e Shkodrës).

 

Delegacioni nga Shqipëria u prit në Banat nga kryesia e ALAR-it, përkatësisht nga deputeti Bogdan-Alin Stoica, kryetari Dr. Radu-Cosmin Săvulescu dhe Dr. Luan Topçiu, koordinator i Qendrës Kulturore të Shqiptarëve në Rumani. Qëllimi kryesor i vizitës ishte forcimi i marrëdhënieve rumuno-shqiptare, duke theksuar rolin qendror të Timishoarës dhe Shkodrës në luftën për çlirimin e popullit rumun dhe atij shqiptar nga regjimi komunist.

Më 8 dhjetor, delegacioni rumuno-shqiptar u prit në Institucionin e Prefektit të Qarkut Timiş, ku u diskutuan me nënprefektin Sorin Ionescu, mbi lidhjet rumuno-shqiptare dhe mundësitë e bashkëpunimit në të gjitha fushat. Më vonë, delegacioni mbërriti në Bashkinë e qytetit të Timishoara-s, ku u prit nga kryebashkiaku Dominic Fritz. Këtu, diskutimet u fokusuan edhe në bashkëpunimin konkret mes Timishoarës dhe Shkodrës, si dhe përfshirjen e ALAR-it në realizimin e projekteve kulturore rumuno-shqiptare. Dita përfundoi me një vizitë në Muzeun e Kujtesës së Revolucionit rumun të vitit 1989, i cili filloi nga Timishoara, ku drejtori Gino Rado bëri një paraqitje të gjerë të muzeut dhe të ftuarit shqiptarë vunë në dukje ngjashmëritë e dukshme midis Timishoarës dhe Shkodrës, përsa i përket rezistencës dhe luftës antikomuniste.

Dita e 9 dhjetorit u krye një vizitë në Inspektoratin e Situatave Emergjente “Banat” të Qarkut Timish. Linjat kryesore të veprimit dhe funksionimit të ISU Timish i prezantoi për delegacionin nga Shqipëria kryeinspektori z. Kolonel Ing. Lucian-Vasile Mihoc dhe më pas u prezantua edhe roli i forcave dhe mjeteve të ndërhyrjes së shpejtë. Vizita ishte jashtëzakonisht e dobishme për të ftuarit shqiptarë, Kryebashkiaku Bardh Spahia manifestoi një interes të posaçëm duke qenë me profesion mjek dhe ish-zv/ Ministër i Shëndetësisë së Shqipërisë. Rreth drekës, delegacioni u prit në Këshillin e Qarkut Timiş nga i kryetari i këtij organi të rëndësishëm drejtues vendor, z. Alin Nica. Diskutimet e zhvilluara përfshinë marrëdhëniet historike vëllazërore rumuno-shqiptare, duke vazhduar me sfidat aktuale të dy shteteve dhe veçoritë e sistemeve administrative dhe duke përfunduar me identifikimin e fushave të bashkëpunimit dypalësh të të dy qyteteve.

Në pjesën e dytë të ditës të premten, më 9 dhjetor, delegacioni vizitoi disa objektiva social-kulturorë të rëndësishëm në Bashkinë e Timishoara-s, duke pasur parasysh që vitin që vjen ky qytet do të jetë Kryeqyteti europian i kulturës.

 

Burimi:
https://www.viaoltenia.ro/primarul-din-shkodra-albania-in-vizita-la-timisoara-la-invitatia-ligii-albanezilor-din-romania/

https://www.pro-oltenia.ro/articol/primarul-din-shkodra-albania-in-vizita-la-timisoara-la-invitatia-ligii-albanezilor-din-romania/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...