Berisha: Rama ka urdhëruar SHISH që të mos komunikojë me partnerët dhe të përndjekë opozitën

Premte, 16 December 2022 15:10

“Unë ju kam informuar që ku Kanushi që ka dërguar Edi Rama nga enturazhi i tij më i ngushtë, nuk ka punuar një ditë të vetme. Nuk ka qenë as informator. Dhe merr shërbimin si një militant i verbër. Me dy porosi, e para që do lartësohesh në detyrë nëse nuk komunikon me partnerët. Është absolutisht e vërtetë kjo. Nuk ka ndodhur kurrë, një porosi e tillë nuk është dhënë kurrë. Pa komunikim me partnerët, shërbimi është larg çdo mundësie për të përmbushur objektivat e tij për sigurinë kombëtare.Shërbimi informativ nuk ka fuqi imponimi të ligjit. Është thjesht mbledhës informacioni, sepse të atillë e ka përcaktuar ligjvënësi. Edi Rama u kërkon që çdo bashkëpunim me shërbimet partnere, të kalojë direkt nga Edi Rama. Po sikur të na e çojë në Beograd këtë bashkëpunim Edi Rama?

 
 

Së dyti, porosia e dytë që u jep Kashani vartësve është të mos sillni informacion për ministrat dhe zyrtarët e lartë, në një kohë që ndjek në mënyrë patologjike çdo veprim të opozitës. Për të cilën nuk kam kundërshtime, le ta ndjekë. Ai ka detyrë, përsa kohë ligji nuk e ndalon, Shqipëria nuk e ndalon shërbimin që të ndjekë veprimtarinë për qëllime sigurie. Por ata e përdorin për qëllime politike, se ai raporton çdo gjë, çka është e ndaluar.

Ai e përdor shërbimin për të mbikëqyrur opozitën dhe veprimtarinë e saj.

Ky nuk është preokupimi im. Preokupimi im kryesor është se nuk ka ligj më. Ky merr e heq atë Gledis Nanon, pse shkove në ambasadë. Çfarë the aty. Ka një mision të DEA-s aty që po kontribuon për kapjen e kokainës. Ka një hetim ndërkombëtar, ka pasur edhe më parë, për aktivitetin e call-centerave, ku vëllai i tij është suspekt.

Ky, në këtë mënyrë, për të ruajtur veten dhe klanin e tij, po shkatërron shtetin,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...