Berisha: Yuri Kim ka interesa obskure, po mbron minimalisht dështimin e reformës së Sorosit

Premte, 16 December 2022 15:14
 

“Çfarë qëndron në themelin e betejës së Yuri Kim? Unë ju ftoj të lexoni, nuk gjeni sot në planet një vend të dytë, dhe unë kam bërë kërkime, nuk gjendet një vend të dytë ku një ambasadore të sillet siç sillet guvernatorja në Tiranë.

Çfarë kujtoni se mbron ajo? Mbron në minimum dështimin e reformës së Sorosit në Shqipëri. Por mundet edhe më shumë. Ajo mbron mashtrimet që i ka bërë shefave të vet, ajo mbron veten sepse ka përdorur korrupsionin për të luftuar antikorrupsionin në Shqipëri.
 
Ndaj dhe ajo nuk njeh kufi, ndaj edhe sillet. Po pse sillet në këtë mënyrë? Sepse e ka peng me dosjen Edi Ramën.
Nuk ndodh kurrë në botë kjo. Nuk kam lexuar kurrë që në mënyrë kaq të paskrupullt, kaq jodinjitoze, kaq fyese për një popull dhe vend sovran, të sillet një përfaqësuese e vendit që konsiderohet partneri strategjik më i rëndësishëm.

Çfarë mbron kjo? Interesat më obskure të vetat. Nuk kam asnjë problem këtu me ndërzimin e SPAK-ut kundër meje. Aq sa kanë gjetur në një vit e gjysmë do gjejmë edhe në njëqind vite të tjera. Por një vend sovran është një vend sovran.

Reforma është e diskredituar dhe e damkosur, dhe nuk e mbrojnë atë që janë faktorë të diskreditimit. Ajo mendon se duke përfaqësuar vendin e madh të lirive, mund t’u thotë shqiptarëve, fluturon-fluturon, por ajo e ka dëmtuar më shumë se kurrë reputacionin e vendit të saj te shqiptarët.

Një sondazh tregon se vetëm 0.8 përqind e vlerësojnë si shumë të mirë reformën e Sorosit. Për të mos thënë pastaj, se reforma shqiptarëve u bëri gjëmën, i la pa proces të drejtë gjyqësor. U duhet të presin 10 deri në 20 vite për një vendim. Dhe SPAK-i vidhiset nga polli në polli, në shkallaren e turpit të korrupsionit.

Nuk ka më tani pazare të lehtë, ai që ka kaluar vetingun nuk pyet më as për zotin, nuk ka zot ai.

100 mijë dosje, shkatërrimi përfundimtar i reformës. Në mënyrën më korruptive është firmosur marrëveshja me ndërmjetësimin e zonjës që flet për korrupsion mes Delina Ficos dhe Gjykatës së Lartë, për të futur ndihmesa balilat e PS-së nga grupi i juristëve Qemal Stafa, në shkelje të Kushtetutës. Unë kam mirënjohje të pakufishme për USAID-in, por u shpreh keqardhje më të madhe për aktin e tij, për prokurimin e Delina Ficos dhe bandës së saj për të shqyrtuar dosjet e shqiptarëve në kundërshtim me ligjet.

Avoketërve të SPAK u them sa vijon: Nëse do kishte luftë të vërtetë ndaj korrupsionit, pse Shqipëria ngjitet në shkallet e turpit?

Në këtë vend për korrupsion janë arrestuar kryeministra, ministra, zëvendësministra, prokurorë dhe gjykatës. Historia nuk fillon me falsifikimin që i bën ju historisë dhe shkatërrimit përfundimtar që i bëtë sistemit të drejtësisë.

Unë i bëj thirrje Këshillit të Europës, Komisionit të Venecias, Kongresit të SHBA, të ndihmojë Shqipërinë të dalë nga kjo gjendje katastrofike e reformës së Sorosit, që i preu shtetit të brishtë shqiptar shtyllën kurrizore,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...