'Zero rezultat'/ Balliu: Procesi i sotëm tregoi se tentakulat e qeverisë janë brenda SPAK-ut

Saturday, 17 December 2022 08:35
 
 

Shefi i Organizimit në PD, Klevis Balliu, komentoi në emisionin 'Syri Digjital' me moderatorin Bled Marku zgjedhjen e kreut të ri të SPAK, Altin Dumani. Klevis Balliu tha se drejtësia e mirë është drejtësia e pavarur ndërsa shtoi se SPAK vetëm për pavarësi nuk flet. Sakaq, Balliu theksoi se Reforma në Drejtësi ka deformuar sistemin e drejtësisë duke sjellë abuzime me aferat korruptive.

"SPAK vetëm për pavarësi nuk flet, kjo ajo çfarë kuptuam nga ky proces. Sot, ajo çfarë mendoj se ka rëndësi është që të kuptojmë që gjithë Reforma në Drejtësi ka shkaktuar deformim të sistemit të drejtësisë çka ka sjellë abuzimin me aferat korruptive."-tha Balliu.

Sipas tij, nuk kemi të arrestuar për koncesionet e Ilir Beqajt, nuk kemi të arrestuar as Engjëll Agaçin dhe as Edi Ramën pasi tentakulat e qeverisë janë brenda SPAK, që sot dolën në pah më shumë se kurrë.
 

“Institucion totalisht i varuar që nuk ka fuqi drejtuese, nuk është i pavarur. Institucion në fuqinë dhe pushtetin e njerëzve që e ushtrojnë atë pushtet këtu, të elementëve, faktorëve politikë kombëtarë e ndërkombëtarë. Nuk mendoj se kjo është gjë e mirë. Rezultati sot është zero.”-tha Balliu.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...