Tritan Shehu:Me medikamente jo te sigurta mbush tregun kjo maxhorance, per interesa meskine.

Tuesday, 20 December 2022 16:08

Me medikamente jo te sigurta mbush tregun kjo maxhorance, per interesa meskine.
Sot me kartonat e shumices, Komisioni i Shendetesise se Kuvendit rrezoi te kater manedamentet, qe paraqita une per te forcuar sigurine medikamentoze.
Ndersa ndryshimet ne Ligjin “Per barnat dhe sherbimin farmaceutik” te sjella nga Qeveria nen “petkun e perafrimit te legjislacionit tone me ate te BE, jane vetem siperfaqesore, jo esenciale, shume larg cfare duhet bere
Objektivat kryesore ne direktivat e Brukselit per kete sektor jane dy:
1-Siguria dhe cilesia medikamentoze per qytetaret.
2-Aksesi i plote i qytetareve ndaj tyre.
Ne lidhje me sigurine medikamentoze ceshtja koncentrohet te standartet e rregjistrimit e qarkullimit te barnave, kjo sipas licensimit te EMA apo FDA, e vlefeshme kjo:
a) Per importin, kur ne vendin tone shumica e medikamenteve i takon atyre “te origjines jo te sigurte”, pra te pa certifikuara nga EMA apo FDA.
b) Per prodhimin vendas, ku standartet tona nuk respektojne ato te GMP te EMA.
c) Per distribucionin e sherbimin tek qytetaret, ku ne duhet perseri te implementojme standartet e EMA per GDP dhe GFP.
Te gjitha keto jo vetem mbrojne shendetetin e shqiptareve, si ndodh ne Greqi, Kroaci, Slloveni e kudo ne BE, por ne fund te fundit ulin dhe koston e mjekimit.
Ketu synonin dhe keto kater amendamentet e mia te rrezuara sot nga maxhoranca:
1. Produkti i ndërmjetësuar dhe format farmaceutike përfundimtare të gatshme për produktin (produkti Bulk) të destinuara për tregun vendas, duhet te jenë të certifikuara nga EMA ose FDA ose të qarkullojnë së paku prej 2 vite në dy nga vendet e BE.
2. Të gjitha produktet farmaceutike të ndërmjetjme apo përfundimtare që certifikohen për t’u qarkulluar në tregun vendas, duhet të jenë të certifikuara nga EMA ose FDA, ose të qarkullojnë së paku prej 2 vitesh në dy vendet e Be-së.
3. Industria farmaceutike shqiptare, që prodhon barna per tregun vendas duhet që në një periudhë 2 vjecare të cerfifikohet sipas standardeve të EMA për GMP-EU.”
4. Në RSH rrejti farmaceutik i hapur përbëhet vetëm nga “farmaci” në kontakt me qytetarët. Rrjeti i hapur farmaceutik duhet që në një periudhë 2 vjecare të jetë i ndërtuar sipas tandarteve EMA-EU për GDP dhe GFP.”
Ftoj secilin nga ju te gjykoje vete per kete “krim” shendetesor e ekonomik mbi shqiptaret!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...