Berisha pret demokristianët e Shqipërisë dhe Kosovës: PD mbështet planin franko-gjerman

E Enjte, 22 December 2022 12:20

POSTIMI I PLOTE

Takim me përfaqësues të demokristianëve të Kosovës dhe Shqipërisë.

Miq, ishte një kënaqësi të prisja dje në një takim të përbashkët, përfaqësues të dy partive Demokristiane të Kosovës dhe të Shqipërisë.

Që në fillesat e saj, PSHDK ka qenë një forcë, e cila i ka shërbyer interesit kombëtar dhe një aleate e vyer e Partisë Demokratike.

Partia Shqiptare Demokristiane e Kosovës përfaqësohej nga z. Zef Morina, kryetar i saj, si dhe nga z. Anton Shala zv/kryetar e Z. Ardian Nikollbibaj.

Ndërkohë Partia Demokristiane e Shqipërisë parti aleate e Partisë Demokratike përfaqësohej nga z. Nard Ndoka, kryetar i saj, z. Vladimir Prenga, Sekretar i Përgjithshëm i Senatit Demokristian dhe nga z. Franz Gjeluci, zv/kryetar.

Në këtë takim biseduam gjerësisht mbi rrezikun që politikat nacionaliste të Aleksandër Vuçiçit përfaqësojnë për stabilitetin e Kosovës, por dhe të rajonit në tërësi. Në këtë drejtim, avokatia që Edi Rama i bën mos-zbatimit të sanksioneve perëndimore ndaj Rusisë nga ana e Beogradit, elozhet ndaj ish-Jugosllavisë, apo lobimet e tij ndërkombëtare per padronin e tij Vuçiç shihen si një shërbim që dëshmon kapjen e tij dhe që nuk i përkon kurrsesi interesave të kombit shqiptar.

Iu rikujtova miqve nga Kosova se Partia Demokratike e Shqipërisë mbështet planin franko-gjerman si një projekt real për normalizimin marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë, çka duhet të përmbyllet me një njohje reciproke mes dy shteteve.

Ndërkohë që përfaqësuesit e PSHDK-së e shihnin ende rrugën e Kombit si një dhuratë tejet të çmuar për Kosovën, u sigurova atyre që PD mbështes dialogun si rrugën e zgjedhjes të problemeve midis Kosovës dhe Serbisë dhe do të mbetet gjithmonë një mbështetëse pa kushte e interesave kombëtare dhe të pacënueshmërisë së territorit të Kosovës, duke luftuar çdo tentative për copëzim e ndryshim kufijsh

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...