‘Vjedhja e 420 milionë euro të djegësave’/ Berisha: Njeriu kryesor e ka emrin Edi Rama!

E Enjte, 22 December 2022 15:52

‘Në aferën vjedhjes së 420 milionëve euro të djegësave, njeriu kryesor e ka emrin Edi Rama!’, shkruan Berisha në Facebook.

 
 Në fjalën e tij nga foltorja e Kuvendit, Berisha theksoi se të gjitha janë pjesë e skemës mafioze të këtyre për të fshehur paratë e tyre dhe se autorët e vërtetë janë Edi Rama Engjëll Agaçi Arben Ahmetaj dhe Erion Veliaj.

Berisha: E vërteta është se një aferën 420 milionëshe të djegësave, njeriu, i parë kryesor ka emrin Edi Rama. Edi Rama jo vetëm firmosi duke shkelmuar ligjet e vendit, por Edi Rama vuri në funksion të djegësave për të vjedhur fondin rezervë të Këshillit të Minstrave. Na thuaj pak o zoti Rama për cilën kompani ti mund të veproje në këtë mënyrë përveçse për kompaninë tënde?! Për asnjë kompani tjetër s’mund të veproje në këtë mënyrë.

Të zbresim pak te Erion Veliaj. Hajdut me çizme. Falsifikoi dokumenta në emër të Këshillit Bashkiak pa mbledhur këshillin. Falsifikoi dokumentat në emër të Qarkut pa u mbledhur Qarkun. U merr sot tarifën qytetarëve shqiptarë 28 euro për ton plehra në një kohë kur ajo është vetëm tarifë e djegies së plehrave dhe nuk digjet asnjë kilogram pleh. Të gjitha janë pjesë e skemës mafioze të këtyre për të fshehur paratë e tyre. Autorët e vërtetë janë Edi Rama Engjëll Agaçi Arben Ahmetaj Erion Veliaj
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...