Veliaj po u shemb shtëpinë/ Berisha: Kjo është mëshira për Krishtlindje!

Saturday, 24 December 2022 16:04
 
 
 

Prekëse, revoltuese, denoncuese por mbi të gjitha, të fikura nga shpresa, qenë fjalët e një zonje në Tiranë, motra e së cilës, më e vjetër se ajo, u nxor nga shtëpia me forcë të premten në rrugën “Margarita Tutulani”, sepse bashkia kishte vendosur ta shembte pallatin. Ku do të jetojnë ata tani e tutje?!

Kryetari PD, Sali Berisha, e ka publikuar sot reagimin e zonjës, duke treguar me gisht nga qeveria: “Kjo është mëshira e tyre për Krishtlindje!

 
 Sa iu morën votat, i gënjyen me thes mielli si gjithmonë dhe u morën votat – shpjegoi zonja duke parë ndërkohë familjet që kishin rrethuar godinën ku kishin jetuar prej vitesh. -  Tani të shkretët po i  nxjerrin prapë përjashta si morën pushtetin. Po pse, ky është shteti?! Kështu mbrohet populli, fukarai?

Në dorë të zotit, ai marrtë hak. Nuk vë drejtësi robi, nuk ka drejtësi. Me sa po shoh nuk ka drejtësi jo. Unë jam 70 e ca kusur vjeç dhe këtë padrejtësi nuk  e kam kaluar. Kemi kaluar gjithë këto breza, por kjo që po bëhet në këtë situatë nuk ka bërë vaki, jo. Asnjëherë, Gjithmonë ka pasur padrejtësi e do të ketë, por këtë që po bëjnë këta njerëz, jo. Nuk e di.

Ne kemi kaq kohë me këtë stres. Të marrë fund njëherë e mirë, të dalin në rrugë aty me çadra si kanë ikur shumë njerëz. Me lecka në krah dhe kanë dalë pa larë nëpër rrugë. Ashtu do të katandisen. Ku do të shkojë? Me 200 mijë lekë pension, ku do të shkojë?! E sëmurë, fëmijët nuk i ka këtu, fëmijët janë me halle me probleme, kush ua bën dokumentet të shkojnë?”
Modifikuar më Hënë, 26 December 2022 09:43
Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...