Afera korruptive/ Publikohet marrëveshja, Alabbar investon vetëm 3.5 mln lekë për Portin e Durrësit!

Hënë, 26 December 2022 09:38

 

Ajo çka ishte dyshuar po faktohet sot me dokumente të firmosura nga qeveria dhe kompania Eagel Hill që do të ndërtojë në Portin e Durrësit. Nga kontrata e firmosur mes qeverisë dhe kompanisë theksohet se kapitali për nisjen e investimit është vetëm 3.5 milionë lekë, e më pas fondi do të zgjerohet rrugës. Duket se shtesa e fondit do të bëhet nga shitjet që kanë nisur ende pa u miratuar leja e ndërtimit, e projekti është akoma në letër, ndërsa kapitali investues i Mohamed Alabbar është 3.5 milionë lekë.

Zbardhen detaje të reja nga afera e Portit të Durrësit, pas publikimit në fletoren zyrtare të marrëveshjes kuadër mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë “Eagle Hills”, që është në pronësi të biznesmenit arab, Muhamed Alabbar.


Sipas marrëveshjes, kapitali fillestar invsetimit nga kompania, që ka marrë falas mijëra metra katrorë tokë në Durrës, do të jetë vetëm 3.5 milionë lekë. Në pikën 4.5 të marrëveshjes, thuhet se biznesi do të ketë emrin tregtar “Durrës Marina SH.A”, e seli në Portin e Durrësit.

Po në këtë pikë, sqarohet se Kapitali Fillestar Total, pra kapitali i të gjitha kompanive aksionere, do të jetë vetëm 3.5 milionë lekë të reja. Ky kapital, ndahet më pas në aksione, ku shumicën e tyre, pra 67 përqind të aksioneve, e ka kompania Eagle Hills, e biznesmenit Alabbar.

Pjesa tjetër e 33 përqind e aksioneve, zotërohet nga kompania ASDC, në pronësi të familjarëve të biznesmenit arab. Në pikën 5.1, marrëveshja parashikon rritje të kapitalit fillestar nga investitori strategjik, përpara dorëzimit të fazës së parë.

Në këtë pikë merr përgjigje fakti se pse kompania Eagle Hills i ka bërë publicitet shitjes së qindrave apartamenteve, kur projekti është ende në letër dhe nuk ka dalë leja e ndërtimit.

Nga shitja paraprake e apartamenteve, Muhamed Alabbar duket se synon të grumbullojë para për të vijuar më pas investimin, po me para të qytetarëve shqiptarë.

 

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...