Berisha: Stop gjobitjes masive - ‘kartolinave’ të Ramës për dhjetëra mijëra emigrantë!

Hënë, 26 December 2022 15:02

 

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i ka bërë thirrje Policisë së Shtetit, t’i japë fund gjobitjes masive të qytetarëve shqiptarë. Me ironi ai i i cilësoi ato si “kartolinat” e Kryeministrit për dhjetëra mijëra qytetarë për festa. Duke marrë shkas nga denoncimi i një qytetari nga Gjirokastra për këtë dhunë sidomos ndaj emigrantëve që po kthehen në atdhe për festa, Berisha kërkoi që ndalohej menjëhërë kjo praktikë kriminale.

Kryetari i PD-së shkroi: “Stop gjobitjes masive të qytetarëve. Urdhri i turpshëm për gjoba masive ndaj qytetarëve në fund të vitit. 3000 qytetarë gjobiten vetëm në Gjirokastër në dy javët e fundit. Të dashur miq, gjoba absurde dhe anti-ligjore janë kartolina e Edi Ramës për dhjetëra mijëra qytetarë, veçanërisht për emigrantë që vijnë të kalojnë festat e fundvitit në vendin e tyre. Dënoj me ashpërsinë më të madhe këtë dhunë masive me gjoba të paligjshme ndaj qytetarëve shqiptarë dhe kërkojmë ndalimin e menjëhershëm të kësaj praktike kriminale. Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital,” nënvizon Berisha në vazhdim.

 

Përshëndetje z. Berisha.

 

Jam një qytetar nga qarku i Gjirokastrës. Në fundviti, policia e këtij qarku i ka masakruar qytetarët me gjoba. Janë mbi 3000 gjoba të vendosura këto dy javë, kur varfëria i ka fundosur njerëzit. Kjo thuhet se është me urdhër nga lart.

Por si ka mundësi që nuk është gjobitur asnjë efektiv policie kur e dimë shumë mirë me çfarë mjetesh qarkullojnë?! Me xhama të zinj dhe pa dokumente, si p.sh. oficeri i policisë në Tepelenë, Bledi Rushiti, me makinë pa dokumenta. Ju lutem, publikojeni se na mbytën. Anonim ju lutem.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...