Vasili: Pushteti mafioz i Ramës - 'autostradë' për bizneset anonime 'offshore'

Hënë, 26 December 2022 15:06

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar pas lajmit se Holanda ka dalë së fundmi, në krye të shteteve që kanë investuar në Shqipëri, i nxitur nga konstatimi i revistës Monitor se “vlerat e mëdha të investimeve holandeze lidhen sidomos me faktin se Holanda është një nga juridiksionet e preferuara në Europë për të regjistruar kompani offshore, me qëllim kontrollin e investimeve ndërkombëtare të grupeve të ndryshme të biznesit”

Lidhur me këtë, Vasili komentoi:

 

“Pushteti mafioz i Edi Ramës - autostradë për bizneset “presta nome” apo "anonimë" të fshehur “offshore”sh! Që nga miliardat e portit të Durrësit e deri tek inceneratorët, anonimët e “off shore”ve kanë pushtuar çdo operacion grabitjeje shtetërore. Vetëm një kryeministër i kapur si Edi Rama mund të guxonte të jepte pronën shtetërore në duar të anonimeve të fshehur dhe që vijnë erë.

Shihni të dhënat, u është hapur autostradë “offshore”-ve. Çdo kryeministër tjetër minimalisht normal, në kushtet kur Shqipëria është në listën gri të pastrimit të parave dhe vendi më i korruptuar në Europë, nuk do të lejonte kurrë që bënin festë në Shqipëri kompanitë “offshore”.

Një kryeministër që do të mirën e vendit dhe të interesit publik do të miratonte çdo ligj drastik për të penguar çdo investim të dyshimtë dhe për të pastruar maksimalisht operacionet financiare, që zhvillohen në Shqipëri.

Transparenca dhe procedurat e hapura tmerrojnë vetëm të korruptuarit dhe ata që janë peng i parasë së pistë. Ndaj, Edi Rama, duke përdorur si zorre qorre Grupin parlamentar të “Rilindjes” në parlament, që voton çdo lloj pisllëku mafioz, i jep pa garë anonimëve, pronat publike aq të rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit.

Për Edi Ramën kanë vlerë, pëlqehen dhe mbështeten vetëm biznesmenët “presta nome” ose “offshore”t ose të inkriminuarit e me probleme.

Shqipëria si një vend europian i ka të gjitha mundësitë të tërheqë biznesmenë shumë të mëdhenj me emër të mirë dhe që do të shërbenin si mesazh për tërhequr të tjerë të ngjashëm me ta. Por transparenca është tmerri i Edi Ramës sepse kjo eliminon korrupsionin dhe pastrimin e parave, pa të cilat ai nuk jeton dot."

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...