Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka dhënë mesazhin e tij pas ndarjes nga jeta të ‘mbretit’ të futbollit, Pele.
‘Legjenda e futbollit brazilian dhe botëror Pele mbyllë sytë përgjithmonë, për të jetuar përjetë në kujtesën e botës’, shkruan kryedemokrati Sali Berisha në një postim në faqen e tij në Facebook.
‘Mbreti’ i futbollit, Pele, i cili fitoi tre Kupa Bote dhe u bë një nga figurat sportive kryesore të shekullit të kaluar, ndërroi jetë të enjten, në moshën 82-vjeçare.
Braziliani i ishte nënshtruar trajtimit për kancerin e zorrës së trashë që nga viti 2021. Ai ishte shtruar në spital muajin e fundit me sëmundje të shumta.
Agjenti i tij Joe Fraga konfirmoi vdekjen e mitit të futbollit.