Zyrtarja e PS kapet me drogë/ VOA: U padit edhe për manipulim votash

Premte, 30 December 2022 11:51

 

Zëri i Amerikës

Policia e Pogradecit arrestoi në flagrancë 3 persona nën akuzën e trafikimit të narkotikëve në bashkëpunim.

 

Një prej tyre është 28 vjeçarja Erisa Fero, punonjëse e Agjencisë Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit.

Ajo, dhe dy djem nga Kruja, njëri 17 vjeç dhe i dyti 32 vjeç, kishin transportuar 58 kilogramë bimë narkotike nga Tirana në Qafë Thanë, ku dy persona të tjerë, tashmë të shpallur në kërkim, prisnin për ta trafikuar drejt Maqedonisë së Veriut.

Ndërhyrja cilësohet si faza e trembëdhjetë e operacionit antidrogë e emërtuar “Restart”.

Policia publikoi detaje në një njoftim, sipas të cilit, trafiku ishte planifikuar të kryhej nëpërmjet zonës së fshatit Lin, por forcat e rendit ndërhynë dhe kapën në bagazhin e automjetit të ardhur nga Tirana 58 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis.

Një vit më parë Fero dhe 20 komisionerë zgjedhorë janë paditur nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në prokurorinë e Tiranës për manipulim të votave në zgjedhjet e 25 prillit 2021. KQZ konstatoi se në komisionin numërues, ku bënte pjesë ajo, rezultati u falsifikua.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...