Berisha: 2022-shi ishte viti i opozitës, dhunës iu përgjigjëm me votën e lirë

Premte, 30 December 2022 12:51

 

Kryetari demokrat, Sali Berisha tha në konferencën e fundvitit, se ky ishte viti i opozitës shqiptare.

“Nuk mund të mbyllja vitin pa paraqitur një bilanc të vitit që lëmë pas në vlerësimin e PD-së dhe timin. Në këtë kontekst, viti 2022 do të skalitet në muret e kohës si viti i opozitës shqiptare.


Do skalitet si viti i opozitës shqiptare sepse ndaj përpjekjeve të jashtëzakonshme të popullit opozitar, të PD-së, për qëndruar si opozitë e vërtetë u përdorën të gjitha mjetet e paligjshme kundër kësaj opozite, me qëllimin e vetëm, që ta mbanin atë një parti simotër të krimit në pushtet.

Edi Rama dhe qeveria e tij përdori çdo mjet, çdo institucion, përdori policinë, shërbimin informativ, drejtësinë, me qëllimin e vetëm që të gjunjëzonte opozitën.

Përdori bandat, përdori forma nga më të turpshme të korrupsionit, gjer dhe sulmet fizike të paprecedentë në historinë e këtij vendi, me qëllimin më ogurzi të zhdukjes së opozitës.

Viti 2022 është viti i opozitës, sepse për herë të parë në historinë e vendit u aplikuan primaret. PD iu përgjigj kësaj dhune të turpshme, antiligjore dhe antikombëtare me armën e lirisë.

Ajo vendosi në themel të rindërtimit të saj, lirinë, dinjitetin e anëtarëve dhe simpatizantëve të saj dhe u shndërrua në ëktë drejtim në një ishull lirie në një vend ku vota e lirë ka marrë fund.

E bëri këtë me besimin më të madhe se pa votë të lirë, nuk ka shtet ligjor. Pa votë të lirë nuk ka liri dhe të drejta njerëzore. Pa votë të lirë nuk ka ekonomi tregu dhe konkurrencë të lirë. Pa votë të lirë nuk ka të ardhme.

Me gjithë vështirësitë e jashtëzakonshme, opozita ia doli jo vetëm të jetë lajmi dhe ideja e vitit, por t’i japë tonin jetës politike të vendit.

Çdo shqiptar ka të drejtë të shpresojë dhe të besojë për një vit më të mirë, më me shpresë dhe më afër idealeve të tij,” tha Berisha.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

Globi

Paditet kryebashkiaku i Nju Jorkut/ Hetimi federal dhe dyshimet për financimin e fushatës

    Kryebashkiaku i Nju Jorkut, Eric Adams është paditur për të paktën një akuzë penale dhe është vënë nën hetim federal. Adams do t'i dorëzohet autoriteteve në fillim të javës së ardhshme...

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

Politikë

Kraja: Degradim i shtetit ligjor! Korrupsioni i Ramës dihet nga ndërkombëtarët, por ata shpeshherë e mbyllin një sy

    I ftuar në edicionin e pasdites në SYRI TV me moderatorin Edvin Parruca për të folur për shpërqëndrimin që po i bën Rama shqiptarëve me 'Shtetin Bektashi', mes skandaleve që...

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Politikë

Xhuljan Guçe: Qytetarët e Korçës nuk pranojnë më premtime “pe leshi”

Nga Xhuljan Guçe: Në një deklaratë të fundit, drejtuesi i Partisë Socialiste në Korçë, z. Niko Peleshi, njoftoi se partia e tij synon të sigurojë 6 mandate në këtë qark, duke...